Një studim i fundit i kryer në 18 vende të Europës thotë se sekreti i një jetese më të gjatë është dieta mesdhetare.
Baza e saj janë frutat, perimet, drithërat dhe frutat e thata. Ajo zëvendëson yndyrat e dëmshme, si gjalpi me vajin e ullirit, po ashtu kërkon përdorim të shpeshtë të erëzave.
Mishi i kuq limitohet në pak herë në muaj, duke e zëvendësuar atë me prodhime deti.
Gjithashtu, rekomandohet një gotë verë e kuqe në ditë.