Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi: 5% e shqiptarëve bëjnë seks njëherë në vit

2016/01/07 at 1:14 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studimi: 5% e shqiptarëve bëjnë seks njëherë në vit

Duket e brishtë performanca seksuale e shqiptarëve. Në kësi rastesh është e vështirë të kesh të dhëna të sakta. Ndodh që femrat fshihen pas petkut “kam pasur vetëm një të dashur”, ndërsa meshkujt shtojnë listën edhe atëherë kur nuk e kanë kaluar kufirin e një përqafimi. Këto komplekse, në vendet e tjera janë tejkaluar me kohë.

Gjithsesi, për t’u hyrë analizave më të thella duhet padiskutim vlerësimi i seksologëve e psikologëve. Por ajo çka na dëshmojnë shifrat, duket se bie disi në kontradiktë me realitetin që shohim përditë. Statistikat tregojnë potenciale jo për t’u pasur zili, sa i përket aktivitetit seksual të shqiptarëve.

Studimi i fundit demografik shëndetësor ku janë anketuar më shumë se 10.000 meshkuj dhe femra shqiptare të moshës 15-49 vjeç ka një kapitull të veçantë për aktivitetin seksual. Në të jepen të dhënat për herën e fundit që kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rreth 25% e femrave dhe 24% e meshkujve pohojnë se nuk kanë bërë kurrë seks. Ndërkaq 6% e femrave dhe 4% e meshkujve thonë se nga hera e fundit që kanë kryer marrëdhënie ka kaluar më shumë se një vit. Po kështu 9% e femrave dhe 11% e meshkujve tregojnë se vitin e fundit kanë kryer marrëdhënie seksuale, por ka kaluar më shumë se një muaj deri në momentin që është bërë anketimi. Ndërkaq, 59% e femrave dhe 62%  meshkujve pranojnë se kanë pasur aktivitet seksual muajin e fundit. Studimi bën një ndarje mes të martuarve dhe të pamartuarve, grupmoshave  por edhe zonave ku jetojnë të anketuarit. Meshkujt dhe femrat që jetojnë në qytete kanë aktivitet më të shpeshtë seksual se ata që jetojnë në zonat rurale. Performancën më të lartë e kanë grupmoshat 35-39 vjeç dhe 45-49 vjeç. Sipas të dhënave, rreth 85% e tyre pranojnë se kanë kryer marrëdhënie në 4 javët e fundit. Studimi nuk jep të dhëna sa herë në javë bëjnë seks këta persona.

Seksi, “detyrë shtëpie”
Shumëkush mendon se më shumë seks bëjnë të rinjtë dhe beqarët. Por të paktën nga shifrat e studimit nuk qenka aspak kështu. Të martuarit kanë aktivitet seksual më të shpeshtë. Sigurisht në martesat e lumtura për efekt dashurie, ndërsa në ato që mbahen me paterica kthehet në zakon, apo “detyrë shtëpie”. Specialistët madje kanë bërë edhe një kategorizim sipas viteve të martesës. Kush ka pasur një martese që ka zgjatur 0-4 vjet raporton më pak aktivitet seksual se martesat e gjata. Nga të dhënat rezulton se 22% e femrave dhe 9.5% e meshkujve të përfshirë në martesa 4- vjeçare nuk kanë pasur fare marrëdhënie seksuale vitin e fundit. Përkundër kësaj, çiftet që kanë nga 10-14 vjet martuar raportojnë performancë të mirë. Plot 89% e femrave dhe 91.8% e meshkujve rezulton se kanë kryer marrëdhënie seksuale muajin e fundit. Edhe pse nuk kanë fort dëshirë të flasin çiftet e “vjetra”, që kanë më shumë se 20 vjet martuar pranojnë se bëjnë seks, jo më pak se të rinjtë. Sakaq, megjithëse nuk ka ndonjë hendek të madh, vihet re se personat që kanë nivel edukimi më të lartë, kanë një performancë më të mirë seksuale se ata më pak të arsimuar.

Një në dhjetë meshkuj impotent

Një në dhjetë meshkuj shqiptarë  vuan nga impotenca. Janë mjekët urulogë që kanë publikuar disa muaj më parë të dhënat. Të ndodhur përballë kësaj situate, mjekët u bëjnë apel meshkujve t’i drejtohen andrologut që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë problemesh në çift, që vijnë si pasojë e impotencës. Problemet impotencës mund të shfaqen që herët të ndikuara nga një sërë faktorësh, si të brendshëm dhe të jashtëm, si stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit, ashtu edhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to.  Sipas tyre, mund të ketë edhe probleme të tjera, siç është hipertensioni, apo diabeti të cilat ndikojnë jo pak./ Ekpress

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Foto/ Lady gaga e lumtur duke kapur gjoksin e aktores

Foto/ Lady gaga e lumtur duke kapur gjoksin e aktores

Shpërthen Lufta në Lindjen e Mesme

Shpërthen Lufta në Lindjen e Mesme

FOTO/ Ja situata në Elbasan, Shkumbini shemb urën

FOTO/ Ja situata në Elbasan, Shkumbini shemb urën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com