Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimet në Itali, ja afatet dhe si mund të aplikoni

2016/05/08 at 11:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimet në Itali, ja afatet dhe si mund të aplikoni

Italia vijon të jetë një pikë referimi shumë e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, që duan të kryejnë jashtë vendit studimet e larta.

Këtë tregoi interesi i shumë prej tyre për të ndjekur dje panairin e katërt “Të studiosh në Itali”, i cili prezantoi atë çfarë ofronin universitetet e shtetit fqinj. Të gjithë të interesuarit kanë afat deri më datën 7 korrik për të dorëzuar kërkesën për aplikim në fazën e parë, që është ajo e pararegjistrimit.

Faza e dytë ka të bëjë me dokumentet për vizë dhe zgjat deri më 31 korrik, ndërsa faza e tretë është ajo e lëshimit të vizës. Kjo nuk nënkupton pranimin direkt të kandidatit. Ata duhet t’u drejtohen vetë universiteteve.

Aplikimi

Ambasada Italiane ka hapur aplikimet për të interesuarit për shkollim në Itali, të cilët duhet të dorëzojnë personalisht një kërkesë me shkrim bashkë me dokumentet që i kemi listuar në tabelën përbri. Ndërkaq, ata kanë afat dy muaj për të zgjidhur dilemën se në cilin universitet apo profil dëshirojnë të ndjekin.

Në fazën e parë, që është ajo e pararegjistrimit, studentët duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane, një shërbim që kryhet përmes “prenoto online” në faqen zyrtare të Ambasadës. Në takimin e përcaktuar, aplikantët duhet të kenë me vete disa dokumente, ku përcaktohen të gjitha të dhënat e degës së kërkuar dhe kontaktet e aplikantit.

Një pjesë e tyre kanë disa karakteristika të veçanta, të cilat duhet të respektohen, pasi në të kundërt humbet e drejta e studimit. Kështu, nxënësit e vitit të fundit që ende nuk kanë dëftesën e pjekurisë duhet të paraqesin një kopje të palegalizuar të “Formularit A1”, i cili vërteton që ata janë regjistruar në provimet e Maturës.

Megjithatë, Ambasada nuk lëshon vizën pa dorëzuar këtë dokument, proces i cili mund të bëhet edhe në vjeshtë. Po kjo nuk është e gjitha. Të gjitha dokumentet e shkollës së mesme duhet të kenë vulën e Drejtorisë Arsimore Rajonale, të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës, ose një prej përkthyesve të përcaktuar në faqen zyrtare të Ambasadës.

Sa u takon dokumenteve universitare, Ambasada thekson se duhet të ndiqet e njëjta procedurë, me përjashtim të vulës së Rektoratit.

Gjuha e huaj

Kushti i parë për ata që i drejtohen Italisë për studime është njohja e gjuhës, e cila duhet të jetë në listën e dokumenteve që paraqiten në kërkesën për pararegjistrim. Fotokopja e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Peruxhias, ose siç të gjithë e njohin CELI, Universiteti për të Huajt i Sienas (CILS), Universiteti Roma 3, shoqata “Dante Aligeri” ose Instituti Italian i Kulturës janë disa nga alternativat që mund të zgjedhë aplikanti për mbrojtjen e gjuhës. Besarta Basha Panorama.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Video/ Ja cilën femër nuk do të puthte kurrë Arian Çani

Video/ Ja cilën femër nuk do të puthte kurrë Arian Çani

Temperatura rekord në 40 vite, britaniket shijojnë pranverën me bikini

Temperatura rekord në 40 vite, britaniket shijojnë pranverën me bikini

Flet trajneri i Luftëtarit: Ja si na dhunuan dje në Pogradec

Flet trajneri i Luftëtarit: Ja si na dhunuan dje në Pogradec

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com