Lëvizja “Për Universitetin” që njihet si grupimi studentor që ka organizuar protestat e vazhdueshme të studentëve kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, ka reaguar sot për incidentin më Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në sheshin Nënë Tereza.
Paraditen e djeshme, ndërsa studentët nisnin marrshimin nga Korpusi Universitar, Veliaj i është afruar grupimit, por ata e kanë dëbuar më fishkëllima e thirrjet “Ik, zhduku!”
Përmes një postimi në facevook, “Lëvizja për Universitetin” deklaron se Veliaj është njësoj përgjegjës për shkatërrimin e arsimit të lartë publik, sa edhe anëtarët e tjerë të qeverisë, sepse ai ishte anëtar kabineti në kohën kur u miratua projektligji.
Studentët i ka revoltuar edhe shoqërimi i Veliajt nga rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, që sipas Lëvizjes ka penguar studentët për të marrë pjesë në protestë.
Në deklaratë, Lëvizja shpreh se “shfaqja e papritur e tyre në shesh na pamundësoi ta prisnim siç e meritonin, me vezë”.