Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s

2025/03/27 at 8:30 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Studentët protestues në Serbi përdorin narrativin shtetëror për bombardimet e NATO-s

Njëzet e gjashtë vjet pas bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë, në Serbi mbetet gjerësisht i përhapur narrativi për mijëra civilë të vrarë, ashtu si edhe pjesëtarë të forcave të armatosura.


Kjo u pa edhe në protestën që u organizua nga studentët në Beograd, përpara godinës së ish-Shtabit të Përgjithshëm, më 24 Mars, në përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve.

Në thirrjen për tubim, të cilën studentët e publikuan në faqen në Instagram “Studentët në bllokadë”, thuhej se gjatë 78 ditëve bombardime, u vranë 2.500 civilë dhe 1.031 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë.

Ata iu referuan të dhënave të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, sipas të cilave nga bombardimet humbën jetën edhe 89 fëmijë.

Këto të dhëna, me disa variacione, janë përmendur ndër vite në ceremonitë zyrtare me rastin e përvjetorëve të fillimit të ndërhyrjes së NATO-s. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), gjatë pothuajse tre muajve bombardime kanë humbur jetën gjithsej 756 persona.

Nga ta, 451 kanë qenë civilë, ndër të cilët 217 shqiptarë, 204 serbë dhe 30 romë apo pjesëtarë të grupeve të tjera etnike. Sa u përket viktimave nga radhët e forcave të armatosura, 276 kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë apo të MPB-së së Serbisë, ndërsa 29 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këto janë të dhënat më të besueshme për viktimat e sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999. Për vite me radhë kemi ftuar publikun që, nëse dikush ka ndonjë të dhënë për ndonjë viktimë, të na e japë, por askush nuk është lajmëruar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Në një raport të publikuar në vitin 2014, janë paraqitur emrat dhe mbiemrat e viktimave, përkatësia etnike, data e lindjes, si dhe vendi dhe data e vdekjes.

Çfarë kanë thënë zyrtarët e Serbisë?

Të dhënat për numrin e viktimave që i ka paraqitur udhëheqja shtetërore serbe ndër vite, kanë ndryshuar. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në shënimin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve, në vitin 2024, deklaroi se janë vrarë 79 fëmijë, 2.500 njerëz – “jo vetëm civilë, por edhe ushtarë e policë”.

Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të vitit 2023, Vuçiq tha se në ’99-tën janë vrarë disa mijëra civilë dhe ushtarë. Në një ngjarje përkujtimore, me rastin e bombardimeve të NATO-s në vitin 2021, u tha se janë vrarë rreth 4.000 civilë.

Ky numër ishte pak më ndryshe në vitin 2017, kur Vuçiç deklaroi se janë vrarë më shumë se 2.000 civilë dhe pothuajse 1.000 ushtarë dhe policë.

Koordinatorja e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, Bojana Selakoviç, thekson se narrativi për 2.500 civilë të vrarë dhe mbi 1.000 ushtarë të vrarë, ka vazhduar për faktin se nuk ekzistojnë të dhëna shtetërore për numrin e viktimave.

“Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri që nga viti 1999”, thotë Selakoviç, duke kujtuar se hulumtimi i vetëm është bërë nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sipas saj, narrativi për një numër më të madh viktimash përdoret për t’i mobilizuar njerëzit mbi baza të ndjenjës kombëtare.

“Kjo është një praktikë e shpeshtë – të flitet me shifra pa evidencë zyrtare, të mos flitet për fakte, por për ndonjë lloj konstrukti, ndërtimi, në mënyrë që të mbahet gjallë ajo përmasë e viktimës, e cila, në fakt, është thelbësore në atë narrativ dhe shërben për një lloj manipulimi ndaj njerëzve”, thotë ajo.

Gjeneratat që nuk i mbajnë mend bombardimet

Narrativin për mijëra civilë të vrarë e kanë vazhduar edhe studentët në bllokadë.

Studentja Dunja Stanojkoviç lexoi deklaratën, në të cilën thuhej se “më 24 Mars, 1999, u bombardua një shtet, dhe deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi”.

“U bë e qartë se parimet e së drejtës ndërkombëtare nuk vlejnë njësoj për të gjithë”,thuhej në deklaratën e studentëve.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë përgjigje me shkrim nga grupi “Studentët në bllokadë”, lidhur me mënyrën se si informohen për ngjarjet që lidhen me bombardimet e NATO-s më 1999, dhe nëse kanë dijeni për të dhënat e publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Bojana Sellakoviç vlerëson se studentët në bllokadë kanë vendosur të dalin me këto të dhëna, për të mbledhur një numër më të madh njerëzish në protestën para Shtabit të Përgjithshëm.

Ajo thekson se narrativin për bombardimet e shpërndan pushteti dhe kujton se bëhet fjalë për gjenerata që nuk e mbajnë mend atë periudhë.

“Ata kanë mësuar për këtë nga narrativët shtetërorë, kanë mësuar në shkolla, sepse ky është narrativ që përdoret në sistemin arsimor… kanë mësuar edhe nga mediat për këtë. Marrë parasysh se, në një mënyrë, u janë nënshtruar mekanizmave që pushteti i ka përdorur gjatë gjithë këtyre viteve, për të diskredituar njerëz në hapësirën publike, ata, thjesht, nuk i konsiderojnë relevante burimet e tjera”, shpjegon Sellakoviç.

Kandiç mendon se gjeneratat e reja nuk dinë pothuajse asgjë për vuajtjet e popullsisë joserbe gjatë bombardimeve të NATO-s, ndaj as që e vënë në dyshim informacionin që paraqesin zyrtarët serbë.

“Ata nuk e dinë që ekzistojnë edhe të dhëna të tjera që janë të verifikuara me emër dhe mbiemër, përveç numrave që i japin përfaqësuesit e institucioneve shtetërore”, thotë Kandiç.

Edhe më pak, sipas saj, dinë për krimet e luftës që i kanë kryer pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, në luftën e viteve 1998 dhe 1999.

Ndërhyrja e NATO-s filloi pas raporteve për krimet e kryera nga njësitë policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. Intervenimi u krye pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – gjë që përbënte një precedent.

Në narrativin zyrtar të Serbisë theksohet vetëm ky aspekt, ndërsa për përndjekjen sistematike të popullsisë shqiptare në Kosovë nuk thuhet gjë.

Krimet e forcave serbe janë vërtetuar me aktgjykime të Tribunalit të Hagës. Kandiç thotë se shpreson se do të vijë një kohë kur gjeneratat e reja do të fillojnë të vënë në dyshim narrativin zyrtar për luftën në Kosovë dhe bombardimet e vitit 1999.

“Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që këta të rinj të orientohen drejt të dhënave dhe fakteve të vërtetuara përmes hulumtimit dhe që janë nxjerrë nga një analizë e kujdesshme e të gjitha dokumenteve gjyqësore. Përmes rrjeteve sociale i kam ftuar të bashkohen me disa nga projektet tona të reja, që do t’i ndihmojnë pikërisht në fitimin e njohurive për luftërat e viteve ’90”, thotë Kandiç.

Hulumtimi i Fondit për të Drejtën Humanitare

Fondi për të Drejtën Humanitare ka filluar hulumtimin për viktimat menjëherë pas bombardimeve të NATO-s. Hulumtuesit, sipas Kandiçit, kanë kaluar nëpër 35.000 burime. Të dhënat e para që ka publikuar ky fond, janë bazuar ekskluzivisht në burime mediatike.

“Atëherë mediat publikonin të dhëna zyrtare që duhej të ishin të aprovuara më parë. Këto burime mediatike ishin të përqendruara vetëm në viktimat në Serbinë qendrore. Nuk kishte asnjë të dhënë që tregonte se kishte pasur sulme edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë”, thotë Kandiq.

Ajo shton se në hulumtimet e mëvonshme është konstatuar se numri i viktimave ishte disi më i madh në mesin e popullatës shqiptare. Sipas themelueses së Fondit për të Drejtën Humanitare, ata kanë humbur jetën kryesisht në rrethana të veçanta.

“Zakonisht bëhej fjalë për kolona të popullatës që më parë ishte dëbuar drejt Shqipërisë. Këto kolona gjithmonë ishin nën përcjelljen e policisë. Kurrë nuk është folur për këtë në media dhe asnjë përfaqësues i autoriteteve në Serbi nuk i ka përmendur viktimat shqiptare nga sulmet ajrore”, thotë Kandiç.

Për mënyrën se si narrativi zyrtar i shtetit serb është selektiv në lidhje me viktimat gjatë bombardimeve, flasin edhe të dhënat për fëmijët e vrarë.

Sipas të dhënave që japin zyrtarët shtetërorë, numri i fëmijëve të vrarë varion nga 79 deri në 89. Fëmijët me përkatësi kombëtare shqiptare, në këtë rast, zakonisht nuk përmenden fare.

Të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare tregojnë se nga bombardimet e NATO-s kanë humbur jetën gjithsej 81 fëmijë nën moshën 16-vjeçare.

Numri më i madh i viktimave në një sulm është regjistruar më 13 maj, 1999, në fshatin Korishë në Kosovë, ku janë vrarë 29 fëmijë.

“Deri më tani është konstatuar se të gjithë ata fëmijë ishin nga fshatra prej nga ishte dëbuar popullata shqiptare. Ata ishin drejtuar kah kufiri me Shqipërinë. Policia e Serbisë i kishte drejtuar në një ndërtesë të vjetër ushtarake për ta kaluar natën aty dhe që të nesërmen të vazhdonin rrugën për në Shqipëri. Gjatë natës ndodhi sulmi i aviacionit të NATO-s”, thotë Kandiq.

Sellakoviç thekson se, nëse shteti do t’i publikonte emrat dhe mbiemrat e të vrarëve gjatë bombardimeve, do të shihej se një numër i konsiderueshëm i tyre ishin shqiptarë.

“Atëherë do të binte narrativi se viktimat e NATO-s janë vetëm serbë dhe se NATO-ja është një organizatë e drejtuar kundër serbëve. Ne e dimë se si është përdorur ky narrativ gjatë gjithë këtyre 20 e ca viteve – për ta orientuar qartë kursin e politikës së jashtme të Serbisë”, thotë Sellakoviç.

Veteranët dhe studentët

Në protestën para ish-Shtabit të Përgjithshëm, studentëve dhe qytetarëve iu bashkuan edhe veteranët e Brigadës së 63-të Parashutiste. Ata, edhe më herët, kanë mbështetur protestat e studentëve, që kanë nisur prej fundit të nëntorit.

Anëtarët e shoqatës së veteranëve u kanë ofruar ndihmë studentëve në ruajtjen e rendit edhe gjatë protestës së madhe në Beograd më 15 Mars, kur në kryeqytet u mblodhën disa qindra mijëra njerëz.

“Duke pasur parasysh se ato njësi kanë reputacionin e mbrojtjes së interesave kombëtare, studentët ndoshta nuk shohin asgjë të keqe nga përfshirja e tyre. Thjesht, nuk janë të informuar për atë që kanë bërë ata njerëz dhe sa problematike ka qenë”, thotë Sellakoviç.

Pjesëtarët e Brigadës së 63-të Parashutiste kanë marrë pjesë në të gjitha luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë, gjatë viteve ’90.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, në aktgjykimet gjyqësore përmendet pjesëmarrja e tyre në aksionin “Reka”, në Prill të vitit 1999. Gjatë këtij aksioni ndodhi krimi më masiv në Kosovë, kur mbi 300 pjesëtarë të komunitetit shqiptar nga fshati Mejë u ndanë nga familjet dhe u vranë në rrugën për në Gjakovë.

Në aktgjykimet ndaj gjeneralëve të atëhershëm të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç dhe Vlladimir Llazareviç, për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, nuk përmendet përgjegjësia e komandantëve apo shefave të shtabit të Brigadës së 63-të Parashutiste. Në ato aktakuza, fokusi ishte te krerët ushtarakë të Ushtrisë Jugosllave.

Tubimi para Shtabit të Përgjithshëm ishte pjesë e protestave disamujore në Serbi, me të cilat kërkohet përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një kulmi betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Protestat po udhëhiqen nga studentët, të cilët, për më shumë se katër muaj, bllokojnë dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë./REL



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
BE u bën thirrje familjeve të krijojnë rezerva ushqimore për 72 orë mes rreziqeve të luftës

BE u bën thirrje familjeve të krijojnë rezerva ushqimore për 72 orë mes rreziqeve të luftës

“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN i rrezikshëm, hakerat do bëjnë namin!

“Procedura për mbylljen e Tiktok ka përfunduar”/ Rama: Përdorimi i VPN i rrezikshëm, hakerat do bëjnë namin!

Rama: Në qershor do të bëjmë pagën minimale 500 euro, do të hyjë në fuqi në janar 2026

Rama: Në qershor do të bëjmë pagën minimale 500 euro, do të hyjë në fuqi në janar 2026
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com