Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

2025/06/26 at 12:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet e..

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Kështu paralajmëruan studentët protestues serbë, përpara tubimit të paralajmëruar në Beograd, për datën 28 qershor – ditën kur festohet Vidovdani, i cili në histori lidhet me Betejën e Kosovës, më 1389.

Kërkesë e dytë e studentëve është ndërprerja e protestës në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e cilësojnë veten si “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj. Një grup i studentëve protestues, që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar, ka bllokuar shumicën e universiteteve shtetërore në Serbi, duke shprehur pakënaqësi me situatën socio-politike në këtë vend, pas aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Nga shembja e një strehe prej betonit atje, 16 persona kanë humbur jetën.

Që nga maji, kërkesë kryesore e studentëve në bllokadë është thirrja e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që qeveria e re të mund të punojë për përmbushjen e kërkesave të tyre të mëparshme.

Ato përfshijnë: publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, identifikimin dhe ndjekjen penale të atyre që kanë sulmuar protestuesit gjatë tubimeve në të gjithë Serbinë, lirimin e aktivistëve të arrestuar në protesta dhe ndërprerjen e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë” kanë ngritur kampe përpara Presidencës së Serbisë që nga fillimi i marsit, duke u kërkuar autoriteteve që t’i lejojnë të kthehen në universitete.

Ata janë vizituar disa herë nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe janë mbështetur edhe nga serbë nga Kosova, përfshirë anëtarë të Listës Serbe.

Ultimatumi i studentëve në bllokadë

Studentët në bllokadë publikuan në mediat sociale një letër të hapur drejtuar Qeverisë së Serbisë, përmes së cilës i kërkuan që t’i dërgojë një propozim presidentit për të shpërndarë Parlamentin, me qëllim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ata thanë se mandati që Qeveria mori nga Parlamenti, “nuk e pasqyron situatën aktuale politike në vend”.

“Regjimi ka treguar se nuk ka më kapacitet për ta udhëhequr vendin përmes krizës më të madhe socio-politike në dekadat e fundit”, vlerësuan studentët.

Ata i kërkuan gjithashtu Qeverisë që t’i bëjë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që ta ndalojë “tubimin e raportuar publik” – në vendndodhjen e kampit të “studentëve që duan të mësojnë” – deri në orën 21:00 të shtunën.

Çfarë pritet më 28 qershor?

Studentët protestues deklaruan në një letër të hapur se tubimi do të mbahet në Beograd më 28 qershor dhe se ata presin që të marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të pakënaqur. Ata thanë se nuk mund t’i parashikojnë hapat e mëtejshëm të qytetarëve pas përfundimit zyrtar të tubimit.

Shtuan se bëjnë thirrje “për herë të fundit” që kërkesat e tyre të plotësohen, me qëllim “parandalimin e kulmimit të pakënaqësisë qytetare dhe studentore”. Protesta e fundit e madhe, e organizuar nga këta studentë, u mbajt më 15 mars, kur në orët e vona të mbrëmjes, pas disa incidenteve të vogla, u shpall e përfunduar, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej.

Organizata joformale Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson madhësinë e tubimeve në Serbi, vlerësoi se në protestën në Beograd më 15 mars morën pjesë midis 275.000 dhe 325.000 njerëzve, duke vënë në dukje se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë.

Në anën tjetër, “studentët që duan të mësojnë, në fillim të qershorit – pas thirrjes së Vuçiçit – e shtynë grevën e urisë deri më 28 qershor, nëse shteti nuk e zgjidh situatën në lidhje me bllokadat e fakulteteve.

Qeveria dhe opozita për zgjedhjet e parakohshme

Shumica e partive opozitare e mbështetën kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme, ndërsa Vuçiq tha se ai udhëhiqet nga nevojat e vendit dhe të popullit dhe se vlerësimet dhe vendimet do t’i marrë në përputhje me rrethanat.

Qeveria serbe, e udhëhequr nga kryeministri Millosh Vuçeviç, ra në fund të janarit të këtij viti, ndërsa Qeveria e re, e udhëhequr nga Gjuro Macut, u zgjodh në mes të prillit.

Gjatë prezantimit para Parlamentit, Macut tha se Serbia është lodhur nga përçarjet dhe bllokadat, se duhet të punohet për harmonizimin e shoqërisë, se harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të një sistemi vlerash, dhe se prioritet i tij do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve.

Megjithatë, studentët protestues besojnë se Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe – e themeluar nga Vuçiçi – nuk ka kapacitet të udhëheqë vendin, se protestat e muajve të fundit “e kanë delegjitimuar Qeverinë” dhe se, për këtë arsye, bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për shkak të nivelit të mosbesimit ndaj institucioneve, sipas tyre, “zgjidhje alternative për këtë krizë nuk ka”./ REL

Ju sugjerojmë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

11 Shtator, 2025 8:48 pm
Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Politikë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale

11 Shtator, 2025 8:22 pm
“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA
Bota

“Mendoj shumë për ty”, i shkroi Epsteinit, shkarkohet ambasadori britanik në SHBA

11 Shtator, 2025 7:58 pm
Para
Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

TE FUNDIT

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
11 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në...

Lexo më shumë

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
11 Shtator, 2025

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me...

Lexo më shumë

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
11 Shtator, 2025

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com