(Disa studentë para Kryeministrisë me pica në duar)
Protesta paqësore dhe plot ngjyra, që ka nisur prej një jave jashtë Ministrisë së Arsimit, solli në mbrëmje edhe ndarjen e studentëve në tre grupe.
Për shtatë ditë, mijëra studentë shfaqën një gjendje të rrallë zemërimi në një vend ku manifestimet organizohen zakonisht nga partitë politike.
Të paqartë për strategjinë që do të ndjekin pas 1 jave proteste, një pjese e tyre qëndroi para Ministrisë së Arsimit, grupi tjetër bllokoi rrugën dhe trafikun tek Zogu i Zi, ndërsa një pjesë e studenteve janë para kryeministrisë.
Pamje e protestës nga Kryeministria