Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë morën pjesë në një protestë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me slogane si “Asociacioni nuk kalon”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Bashkë kundër Asociacionit”, studentët, nën organizimin e Parlamentit të Studentëve të UP-së, marshuan nga Biblioteka Kombëtare për t’u ndalur përpara godinës së qeverisë.
Organizatorët e këtij marshi deklaruan se themelimi i asociacioneve njëetnike, njësoj si në vendet e rajonit do të krijojë një “shtet brenda shtetit”. Ata thanë se një asociacion i tillë nuk do të avanconte të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, por do t’i instrumentalizonte serbët që jetojnë në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për themelimin e Asociacionit.