Teksa po bojkotojnë për të dytën javë mësimin, studentët e Mjekësisë vijojnë të protestojnë kundër ligjit që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite. para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.
Këtë të hënë studentët kërkojnë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit, ndërsa po ashtu kërkojnë debat publik me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Duke kundërshtuar ligjin të cilin e quajnë “ligjin e pengmarrjes së diplomës”, studentët kërkojnë të të respektohet e drejta e tyre e diplomimit.
Ata fillimisht bllokuan hyrjen e godinës ku zhvillohet mësimi, ndërsa më pas u nisën drejt Ministrisë së Arsimit.
Studentët u ulën këmbëkryq në tokë dhe kanë bllokuar kryqëzimin në zonën e njohur edhe si 9-katëshet në Tiranë.