Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët: Do të vazhdojmë protestën në Beograd

2025/03/14 at 3:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët: Do të vazhdojmë protestën në Beograd

Grupi i studentëve që protestojnë në Parkun e Pionierit në Beograd dhe kërkojnë ndalimin e bllokadave të fakulteteve, do të qëndrojë aty edhe më 15 Mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve, tha të premten Millosh Pavlloviç, përfaqësues i grupit “Studentët 2.0”.

Ai tha se të mbledhurit në Parkun e Pionierit, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 13 Mars, morën këtë vendim pasi analizuan “çdo aspekt”.

“Ne, studentët që duam të mësojmë, do të qëndrojmë në Parkun e Pionierit deri në një njoftim të dytë. I kuptojmë të gjithë ata që mendojnë se duhet të largohemi nga ky park të shtunën, e kuptojmë edhe presidentin e Republikës, por edhe ju duhet të na kuptoni neve. Ne jemi këtu në mënyrë legjitime”, tha Pavlloviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua të enjten me përfaqësuesit e grupit “Studentët 2.0” dhe u kërkoi atyre që të largohen nga Parku i Pionierit për një ditë, më 15 Mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve. Ata i premtuan atij se do ta njoftonin vendimin e tyre brenda 24 orëve.

Në një konferencë për media në këtë park, Millosh Pavlloviç u bëri thirrje bujqve që të vijnë dhe të mbështesin “studentët që duan të mësojnë”.

Më herët gjatë ditës, mediat raportuan se një numër i madh traktorësh ishin parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit serb, Beograd. Gjatë deklaratës së tij për mediat, përfaqësuesi i “Studentëve 2.0” nuk përmendi makineritë bujqësore të parkuara pranë kampit të tyre.

Në ditët paraprake, në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe fotografi të kamionëve që transportonin traktorë nga pjesë të ndryshme të Serbisë. Në një video nga Kragujevci shihet një kamion pa targa, por me stemën e Qytetit të Beogradit, duke transportuar disa traktorë.

Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave. Mbështetje u kanë ofruar i dënuari për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, veteranët e njësisë kontroverse për operacione speciale, si dhe udhëheqësit e organizatave ekstremiste të djathta, “Levijatan” dhe “Sërpska Desnica”, Pavle Bihali dhe Misha Vaçiq.

Një pjesë e opinionit publik e ka akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) se qëndron pas organizimit të kësaj proteste, gjë që një pjesë e protestuesve në park e mohojnë.

Studentët që kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 Mars. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që deri më 14 Mars të largojë “kampin me tenda” nga Parku i Pionierit dhe të parandalojë rigrupimin e tij deri më 16 Mars.

Ata kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që, nëse “kampi me tenda” nuk largohet, të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë përmes një kordoni policor midis “kampit me tenda” dhe pjesëmarrësve në protestën e 15 Marsit, duke theksuar se në rast të ndonjë incidenti përgjegjës do të jetë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Studentët protestues, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 Nëntor 2024. Ata kanë marrë mbështetje nga një pjesë e mësuesve, të cilët kanë ndaluar mësimin, avokatë, disa bujq dhe punonjës të sektorit të kulturës. Protesta dhe bllokada masive janë mbajtur deri më tani në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish./REL

Ju sugjerojmë

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

5 Janar, 2026 11:42 am
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
Para
Saipani, territori amerikan ku nënat kineze shkojnë vetëm për të lindur

Saipani, territori amerikan ku nënat kineze shkojnë vetëm për të lindur

Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Kualifikueset e Euro U-17, publikohet lista e Shqipërisë

Kualifikueset e Euro U-17, publikohet lista e Shqipërisë

TE FUNDIT

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
5 Janar, 2026

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë...

Lexo më shumë

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 2026

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha...

Lexo më shumë

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
5 Janar, 2026

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e...

Lexo më shumë

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
5 Janar, 2026

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com