Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentë të Serbisë dhe presidenti i Serbisë mbajnë tubime paralele ndërsa rriten tensionet mes tye

2025/02/15 at 5:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentë të Serbisë dhe presidenti i Serbisë mbajnë tubime paralele ndërsa rriten tensionet mes tye

Studentët protestues të Serbisë dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiç po mbajë tubime paralele të shtunën, ndërsa po shënojnë “Ditën e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.

Protesta e udhëhequr nga studentët është e fundit në një lëvizje mbarëkombëtare kundër ryshfetit që pasqyron thirrjet në rritje për ndryshime thelbësore politike në shtetin ballkanik, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.

Tubimi në qytetin industrial qendror të Kragujevcit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz të cilët, krahas kërkesës për drejtësi për aksidentin, kanë kërkuar që të çrrënjoset korrupsioni i shfrenuar endemik dhe respektimi i shtetit të së drejtës.

Studentët zgjodhën qyteti e Kragujevcit për mitingun e së shtunës për shkak të historisë së tij. Në 1835, Serbia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe njerëzit në Kragujevc shpallën një kushtetutë të re që kërkonte të kufizonte fuqitë e sundimtarëve të atëhershëm. Kjo datë tani festohet si “Dita e Shtetësisë”.

Njerëz nga i gjithë vendi erdhën në Kragujevc për mbledhjen e së shtunës.

“Jam këtu për të mbështetur këtë rebelim studentor, i cili është shndërruar në një rebelim civil dhe për të luftuar për sundimin e ligjit dhe drejtësinë në këtë shoqëri, në mënyrë që Serbia të bëhet një vend ku jeta të jetë dinjitoze,” tha një grua nga Beogradi që e identifikoi veten vetëm me emrin e saj të parë Teodora.

“Shpresojmë në një fitore dhe sukses të studentëve tanë, sepse ajo që ata kanë zgjuar tek ne është ndjeshmëria, dashuria, fitorja për atë drejtësi më në fund dhe për të ndjerë edhe një herë atë që shumë breza nuk e kanë ndjerë, e kjo është liria”, tha Nebojsha Ivankoviç, banor vendas.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovica, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, presidenti serb Aleksada Vuçiç pritet të riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se perëndimi dëshiron ta rrëzojë atë me forcë dhe se kjo mund të çojë në shpërbërjen e vendit.

Autoritetet serbe vendosën në autobus me mijëra mbështetës nga i gjithë vendi si dhe Bosnja fqinje. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë ardhjen e tyre.
Presidenti Vuçiqç tha në rrjetet sociale se mbështetësit e tij dëshirojnë “të mbrojnë dhe shpëtojnë Serbinë nga ata që duan ta shkatërrojnë atë”.

Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiç. Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për rënien e çatisë dhe protestat kanë detyruar dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë. Por studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për përgjegjësi të plotë.

Protesta e studentëve kanë qëlluar në shenjë në Serbinë e rrënuar nga korrupsioni, ku pak qytetarë besojnë se institucionet shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e fortë populist, po punojnë në interes të publikut. Shumë besojnë se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze./voa

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Vance, kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”

Vance, kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit: Rajoni është i rëndësishëm për BE-në

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com