Reperi Stresi i cili aktualisht gjendet në Valencia vijon “sulmin” kundra Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ai ka postuar në profilin e tij në Facebook një lajm rreth vizitës së Ramës në Shkodër duke shkruar: “Shkodra ka qenë dhe do mbetet shtet demokratik po ju vjen fundi fundërrinave shumë shpejt do uleni ne gjunjë o gjakëpirsa komunista”. Reperi ka qenë gjithnjë mbështetës i Partisë Demokratike por kohët e fundit ka vijuar më tepër me deklarata kundër qeverisë në pushtet.