Do të mjaftonte vetëm një deklaratë e moderatores Hygerta Sako, për të ndezur debatet virtuale mes Stresit. “Nuk dëgjoj rrep dhe nuk e njoh Stresin”- tha Hygerta, por këto fjalë duket se nuk i pëlqyen aspak reperit. Ai një ditë më pas shpërtheu keq ndaj moderatores duke e ofenduarkëtë të fundit me anë të një postimi në Instagram.
Hygerta reagoi, dhe sqaroi për të gjithë keqkuptimin, dhe ndoshta me shumë mundësi kjo ka bërë që edhe Stresi të ndryshojë mendje. Ai nuk e ka më videon ofenduese në Instagram, çfarë na lë të kuptojmë që reperi është penduar për fjalët e thëna ndaj moderatores.