Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është një prej reperave më të komentuar shqiptar. Kjo për shkak të zhurmës që ai shkakton sa herë që shfaqet në publik, apo dhe me këngët e tij. Jeta e tij sentimentale gjithmonë ka qenë pjesë që ka ngjallur shumë kuriozitet në mediat rozë, por kësaj here vetë këngëtari ka shuar çdo kureshtje.
Stresi ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram”foton me një vajzë shumë simpatike ku e prezanton si “jetën e tij”.
“Kjo ktu është jeta ime” – shkruan stresi bashkangjitur fotos ku duken në një ashensor. Vajza simpatike nuk është e njohur, por Stresi duket të jetë shumë i dashuruar me të.