Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Streha e kafshëve në Tiranë me standarde europiane/ Veliaj apel qytetarëve: Mos i braktisni kafshët në rrugë, silleni për adoptim

2024/08/05 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Streha e kafshëve në Tiranë me standarde europiane/ Veliaj apel qytetarëve: Mos i braktisni kafshët në rrugë, silleni për adoptim

Nëse ke një kafshë shtëpiake dhe nuk di ku ta lësh kur nisesh me pushime, në Tiranë ka një strehë për t’i mbajtur ata të sigurtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi strehën e kafshëve në zonën e Tufinës, e ndërtuar me standardet e Bashkimit Europian, për trajtimin e kafshëve të rrugës ose kafshët e braktisura.

Ai u bëri apel qytetarëve që largohen gjatë muajve të verës me pushime dhe nuk kanë ku t’i lënë kafshët e tyre, t’i dërgojnë në strehën e kafshëve, e cila do të kujdeset për to.

“Ajo që ndodh shpesh është se ka njerëz që largohen me pushime dhe i lëshojnë kafshët në rrugë. Dikush që e lëshon kafshën në rrugë, do të thotë se nuk e ka trajtuar si anëtar të familjes dhe nëse ky është një rast ekstrem, është më mirë që ta sjellin këtu për adoptim, të kujdesemi ne gjatë verës, sesa ta lëshojnë në rrugë, ku bëhet jo vetëm pre e infeksioneve, jo vetëm sjell problematika të tjera të ndotjes me kafshë që ushqehen në kazanë plehrash, por rrezikojnë edhe higjienën në temperaturë 40 gradë.

Thirrja për të gjithë qytetarët është: Mos i braktisni kafshët shtëpiake. E kuptoj që të gjithë duan të ikin me pushime, por nëse keni thënë që është anëtar i familjes, merrini me vete, mos i braktisni. Nëse e keni absolutisht të pamundur t’i merrni me vete, është më e ndershme ta dorëzoni atë kafshë për adoptim dhe ne të gjejmë një familje që tregon më shumë kujdes, se sa ta braktisim në rrugë dhe t’i kthehemi një cikli, që Tirana e ka harruar prej 10 vitesh”, tha ai.

Veliaj ftoi të gjithë ata që po mendojnë të marrin një kafshë shtëpiake të konsiderojnë adoptimin në strehën e kafshëve.

“I ftoj të gjithë ata që po mendojnë të marrin një kafshë shtëpiake, të konsiderojnë adoptimin. Më mirë adoptoni se sa ta blini, sepse besoj fort që kjo kulturë e adoptimit na ndihmon edhe për të ulur këtë problematikë në qytet. Nëse dikush do të shkojë dhe të blejë një kafshë shtëpiake dhe nuk është përgatitur ta trajtojë si një anëtar të familjes, ndoshta është më mirë të mos e bëjë këtë hap, mos t’i harxhojë ato para dhe të mos ta llastojë atë fëmijë për një lodër të gjallë që i del nga qejfi për 2-3 muaj.

Nëse nuk jemi përgatitur për një bashkëjetesë me kafshën shtëpiake për gjithë jetën e asaj kafshe, atëherë ndoshta është më mirë të adoptojmë dhe më mirë që t’i sjellim kafshët këtu, sesa t’i braktisim në rrugë”, sqaroi kryebashkiaku.

Streha që ndodhet në zonën e Tufinës ka një kapacitet prej 400 kafshësh, ku ofrohen disa shërbime për trajtimin e tyre. Në këtë strukturë gjendet një sallë e mirëfilltë për operacione të ndryshme.

Gjithashtu te streha bëhen vaksinimet dhe trajtimet antiparazitare, si edhe ka edhe një repart karantine për sëmundjet ngjitëse të kafshëve, ku monitorohet gjendja e tyre deri sa ekipi i përkujdesjes sigurohet që kafsha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund t’i bashkohet kafshëve të tjera.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

U asfiksua nga zjarri që kishte ndezur, gjendet i pajetë 60-vjeçari në Lushnjë

Shantazhimi ndaj biznesmenëve, policia: Tregohuni vigjilentë ndaj mashtrimeve, denoncojini menjëherë

Shantazhimi ndaj biznesmenëve, policia: Tregohuni vigjilentë ndaj mashtrimeve, denoncojini menjëherë

“Fico kaloi medikamentet e skaduara në Pediatri”, PD: Ministrja Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të japin dorëheqjen!

“Fico kaloi medikamentet e skaduara në Pediatri”, PD: Ministrja Koçiu dhe Drejtoresha e QSUT të japin dorëheqjen!

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com