Emisioni investigativ “Stop” ka zbuluar “mashtrimet” me konkurset e pasarelave të modeleve “Miss e Mister Beauty”. Menaxherja e agjencisë së modës ka marrë paratë, por pa blerë biletën për t’i cuar vajzat e mashtruara në një konkurs të paqenë ndërkombëtar. Sipas asaj qe “Stop” ka nxjerre, vajzat japin 2500 euro për bileta avioni, hotele, regjistrimin tek kompeticioni dhe nuk u jepen fatura, dhe as realizohet udhëtimi për konkurs në Tajlandë.
Një vajzë nga Peshkopia e “mashtruar” ka tentuar ti japë fund vetes duke pirë ilacet e gjyshes për zemrën pas “mashtrimit” të bërë agjencia e modelingut.