Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan, solli rastin e një sanitareje, e cila prej dhjetë vitesh punon në të zezë pranë shkollës së mesme të bashkuar Kullë, në Sukth të Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë, se nuk do të tolerohet mospagesa e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore nga ana e bizneseve private. Por edhe në institucionet shtetërore prej vitesh ka punonjës në të zezë.
Qëndrime Dirmishi tregon se është e pasiguruar në këtë shkollë. Asaj i ka vdekur bashkëshorti dhe me të ardhurat modeste mban familjen, që përbëhet nga 2 fëmijë me probleme shëndetësore.