Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“STOP”/ Bllofi i Ministrit Beqaj me shkarkimin e Hajdarmatajt dhe sfida e ish – Drejtorit

2016/11/17 at 8:44 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“STOP”/ Bllofi i Ministrit Beqaj me shkarkimin e Hajdarmatajt dhe sfida e ish – Drejtorit

Një ditë më parë, emisioni investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, transmetoi bisedën telefonike të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me ish – kreun e Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Tropojës, Çlirim Hajdarmataj.

Në këtë bisedë telefonike, Ministri Beqaj i kërkon llogari zyrtarit të Tropojës, se pse nuk mori pjesë në mbledhjen e asamblesë socialiste të qytetit, duke i bërë të ditur edhe shkarkimin nga puna.

Pas transmetimit të kësaj bisede në emisionin “STOP”, vetë Ministri reagoi në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se shkarkimi ishte bërë për shkelje ligjore, për pagesë të një punonjësi pa u paraqitur në punë.

Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij:

“Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë.”

15102175_1377799788906573_284033033_o

Por vetë Hajdarmataj iu përgjigj tashmë nga SHBA Ministrit, duke i thënë se kishte deklaruar një të pavërtetë dhe duke e sfiduar me vajtjen në prokurori. Ai nuk ngurron t’i shkruajë Ministrit në statusin e lartëpërmendur.

“Z.Ministër! Është shumë gënjeshtër e shëmtuar kjo që po thua ti. Nuk është e vërtetë, siç e di edhe vetë ti, që të kam vënë në dijeni me mesazh dhe atë ditë që zgjodhe sekretarin e PS në Tropojë, t’a kam sqaruar përballë. Personi në fjalë me dt.15.06.2016. Deri më dt.13.07.2016 ka qenë me leje. Dhe është larguar nga puna pasi nuk është paraqitur në punë. Asnjë ditë pune nuk është paguar në mënyrë të padrejtë. Por ti je vënë në dijeni gabim siç je informuar vazhdimisht për çdo vendimarrje politike që ke bërë.
Referoje rastin në prokurori, por e ke të qartë, që pasi të hetohet do të thërrasin për kallëzim të rremë, unë të them publikisht që është shpifje, gënjeshtër për tu mbrojtur.”

15102142_1377799785573240_293006593_o

Edhe disa nga deputetët gjatë hyrjes për në seancën e sotme plenare dënuan aktin e shkarkimit të zyrtarit, për shkaqe partiake.

Fatmir Mediu u shpreh: “Mendoj që është një problem shumë i madh, që administrata pretendon të kthehet në politike, si në emërim por edhe në shkarkim, ka vetëm një logjikë: logjika është kur i shërben partisë dhe kur i shërben njerëzve.”

Astrit Patozi tha se për këtë ngjarje ka reaguar mbrëmë, me një status në “Facebook”.

Dashamir Shehi tha: “Në këtë vend kështu është bërë , nga të gjitha palët. Balanca anon nga pushteti, shtetin nuk e njohin fare, duhen burra të tjerë jo këto që janë.”

Edi Paloka: “Kjo më duket gjëja më e vogël që mund të bëjë Ilir Beqaj. Beqaj e ka suksesin në jetë për vete.”

15134090_1377799792239906_985714002_o

Mimoza Hafizi: “Kjo është një nga shfaqjet normale të politikës së sotme, e cila e shfrytëzon partitë politike të vjetra, shfrytëzojnë administratën për interesa politike.”

Ndërsa Eduard Ndocaj tha: “Kjo ngjarje është e papranueshme, që një ministër të interferohet në çëshjte të tilla, por ky është një rast absurd që e përdorin.”

Ndërkohë një pjesë tjetër deputetësh, si Pandeli Majko apo edhe Erjon Braçe hezitojnë të japin opinionin e tyre në lidhje me këtë ngjarje. Edhe vetë Ministri Beqaj ka heshtur përballë pyetjes që gazetarja i bëri në lidhje me shkarkimin e Çlirim Hajdarmatajt./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ngjyrosi me salcë Ministren e Arsimit, sondazhi on-line/ Shqiptarët dakord me aktin e studentes

Ngjyrosi me salcë Ministren e Arsimit, sondazhi on-line/ Shqiptarët dakord me aktin e studentes

Qytetarë, studentë e pedagogë në protestë përpara Komisariatit nr 1; kërkojnë lirimin e Mirela Rukos

Video-Opinion/ Kodra: Nëse ministri Beqaj ka video tjetër të ma sjellë, do e transmetoj

Video-Opinion/ Kodra: Nëse ministri Beqaj ka video tjetër të ma sjellë, do e transmetoj

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com