Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stop/ Banorët e pallatit në Laç flenë në makina dhe kioska pas tërmetit

2019/12/18 at 9:21 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Stop/ Banorët e pallatit në Laç flenë në makina dhe kioska pas tërmetit

Prej 3 javësh, banorët e pallatit 47 në lagjen Nr.3 të qytetit të Laçit, po flenë nëpër makina që prej tërmetit të 26 Nëntorit. Janë 12 familje banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime dhe ekspertët nuk kanë dhënë ende vendimin nëse objekti është i banueshëm ose jo.

Banorët denoncuan në emisionin “Stop” në Tv Klan pikërisht këtë situatë. Ata kërkojnë vetëm një përgjigje përfundimtare, nëse mund të banojnë në këtë pallat apo janë të rrezikuar.

Qytetari 1: Po fle jashtë në makinë me kalamajtë. Arsyeja është se s’kam siguri. Kanë ardhur në fillim që kanë bërë verifikimin, kanë thënë është e pabanueshme. Edhe unë deri sa të vijnë të më garantojnë, unë s’fus kalamajtë brenda.

Qytetari 2: Këto të gjitha kanë ardhur i kanë parë, këtu thonë jo, të ndiqet procedurë tjetër.

Qytetari 3: Ne nuk jemi dakord që të largohemi nga pallati. Ne kemi një kërkesë, vetëm të na bëhet e mundur ardhja e komisionit përfundimtar dhe të na shpjegojnë sa janë dëmet dhe si, është i banueshëm apo nuk është i banueshëm.

Qytetari 4: Unë e nusja flemë këtu (në makinë), kalamajtë rrinë në barake. Të gjithë bashkë atje.

Qytetari 5: Unë fle këtu (në makinë), banoj këtu që prej natës që ka rënë tërmeti, duke përjashtuar një natë që kam shkuar tek të afërmit e gruas.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi në Bashkinë e Laçit për të kërkuar grupet e inspektimit që të verifikojnë pallatin 47 dhe të japin vlerësimin nëse është i banueshëm ose jo.

Gazetarja: Grupi i zyrës së emergjencës përsa i përket inspektimit të ndërtesave, ku janë?

Punonjësi i Bashkisë Laç: Besoj në terren.

Gazetarja: Me kë mund të kontaktojmë me ata?

Punonjësi i Bashkisë Laç: Në këtë moment s’kam informacion sepse siç e shihni unë po merrem me aplikimin e bonus qiraje.

Pas komunikimit në telefon me një prej grupeve të inspektimit, gazetarja e “Stop” takohet në terren me inxhinierin e këtij grupi, të cilit i kërkon bashkëpunim që të verifikojnë pallatin 47 dhe t’u japë banorëve një përgjigje.

Gazetarja: Duke ju kërkuar bashkëpunim dhe me emisionin “Stop”, do ju lutesha që të bashkoheni me mua dhe të shkojmë dhe të bëjmë pak verifikime. Janë 12 familje që po qëndrojnë jashtë dhe nuk dinë është i banueshëm apo s’është i banueshëm pallati.

Grupi i inspektimit të banesave: Ju falenderoj se jeni interesuar që ka ndodhur në rrethin e Kurbinit dhe në rrethet kryesore të Shqipërisë së Mesme. Është në proces inspektimi. Jemi dy grupe sot në qytetin e Laçit. Do të inspektohet edhe ai me përgjegjësi.

Banor i pallatit 47: Një herë ke ardhur ti në fillim, ne rrimë me kalamajtë jashtë. Po kalamajtë ku t’i mbaj? Janë me mësime, janë pa bukë. Është i vetmi pallat që është i dëmtuar nga bizneset edhe ju si bashki nuk bëni asnjë lloj hapi.

Inxhinieri: Do të ndërhyhet.

Me ndërhyrjen edhe të emisionit “Stop”, inxhinieri i këtij grupi zotohet që brenda ditës do të kryejë inspektimin e pallatit 47. Nga verifikimet e kryera në terren, rezultoi që pallati 47 është i pabanueshëm momentalisht, megjithatë do të duhet vendimi i një inspektimi të dytë që do të dalë në përfundimin nëse ky pallat mund të riparohet apo dëmet e shkaktuara kanë prekur strukturën.

Eksperti: Ky pallat është i pabanueshëm për momentin. Ne i kemi hedhur gjithë të dhënat në sistem. Qendra përpunon të dhënat dhe jep një mendim më të kualifikuar, do të shembet apo do të riparohet. Këto dëmtime kanë ardhur si rezultat i tërmetit në radhë të parë, si rezultat i kohës së gjatë të përdorimit të këtyre objekteve të ndërtimit, të kushteve në kondicione vullnetare pa kontrolle teknike, dhe së fundmi të ndërhyrje të qytetarëve.

Pas shpalljes si të pabanueshëm të pallatit 47, banorët morën në Bashkinë e Laçit bonuset e qirasë për të gjetur apartamente me qira dhe për të mos qëndruar më në makina. /Burimi Tv Klan/

Etiketa: stop

Ju sugjerojmë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
Kronikë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

25 Maj, 2025 3:23 pm
Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
Sport

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

25 Maj, 2025 3:04 pm
Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
Bota

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25 Maj, 2025 2:51 pm
Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, Policia zbulon rrugët që do të bllokohen

25 Maj, 2025 1:33 pm
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Bota

Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror

25 Maj, 2025 1:28 pm
Para
“S’keni ardhur për muhabete këtu”, Ruçi humb qetësinë gjatë seancës

"S’keni ardhur për muhabete këtu", Ruçi humb qetësinë gjatë seancës

Opinion/ Ngjarja e Kavajës dhe policia!

Ndiqni LIVE emisionin Opinion

‘El Clasico’ pa gola, Barça dhe Reali mbeten ‘rrotë më rrotë’

'El Clasico' pa gola, Barça dhe Reali mbeten 'rrotë më rrotë'

TE FUNDIT

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
25 Maj, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
25 Maj, 2025

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më...

Lexo më shumë

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
25 Maj, 2025

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin...

Lexo më shumë

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
25 Maj, 2025

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com