TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vlerësoi angazhimin e fuqishëm të Shqipërisë në NATO. Pas bisedimeve me Kryeministrin Edi Rama, zoti Stoltenberg falenderoi Shqipërinë për kontributin në misionet e Aleancës në Afganistan dhe Kosovë. Duke theksuar rolin kyç të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm tha se bashkëpunimi i Tiranës me fqinjët e saj sjell siguri në të gjithë rajonin.
“Siguria jonë është duke u sfiduar nga drejtime të ndryshme, dhe NATO-ja është përgjigjur,” tha Stoltenberg. Ai nënvizoi se Aleanca është duke rritur gatishmërinë e forcave të saj, dhe duke punuar për të siguruar më shumë mbështetje për partnerët në lindje dhe në jug.
Stoltenberg përshëndeti rolin e Shqipërisë edhe në luftën kundër ISIS. “Ky nuk është një konflikt midis Islamit dhe Perëndimit, ky një konflikt midis ekstremizmit dhe shoqërive të hapura. Dhe ne duhet të ngriteni për vlerat tona”, tha Stoltenberg.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm do takohet gjithashtu me Presidentin Bujar Nishani, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Ministrin e Mbrojtjes Mimi Kodheli.