Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar situatën në fushën e betejës në Ukrainë si jashtëzakonisht të vështirë për ushtrinë ukrainase dhe ka bërë thirrje që të mos nënvlerësohet Rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar situatën në fushën e betejës në Ukrainë si jashtëzakonisht të vështirë për ushtrinë ukrainase dhe ka bërë thirrje që të mos nënvlerësohet Rusia.
“Situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë. Rusët tani po shtyjnë në shumë vija të frontit. Dhe sigurisht, ofensiva e madhe që ukrainasit nisën verën e kaluar nuk dha të gjitha rezultatet që të gjithë shpresonim. Dhe ne shohim se si është Rusia tani po rritet. Rusia po e shtyn ofensivën e saj. Dhe kjo është serioze dhe nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë Rusinë”, tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë joqeveritare zvicerane që mblidhet çdo vit për të diskutuar çështje aktuale që lidhen me politikën, ekonominë dhe jetën publike.
Takimi i 54-të vjetor i WEF do të mbahet në Davos nga 15 deri më 19 janar me temën “Rindërtimi i besimit”, raporton Tass.
Ai mbledh së bashku drejtues biznesi, udhëheqës politikë dhe ekspertë nga më shumë se 120 vende (gjithsej 2800 pjesëmarrës). Pala ruse nuk është e përfaqësuar në takimin aktual në Davos, pasi organizatorët nuk i kanë dërguar ftesë, ashtu si në vitin 2023.