Ata janë përballur fizikisht pas përfundimit të Kënga Magjike dhe kanë shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale. Por nëse do të flasim për përballje të vërtetë, mes Stines dhe Flori Mumajesit, ajo duhet të ishte pëlqyeshmëria e këngëve të tyre nga publiku.
I kemi hedhur një sy këngëve respektive në internet dhe Stine me këngën “Çifti simpatik” e cila rrëmbeu çmimin e diskografisë, i është afruar shumë baladës “Me fjalë të vogla” të Mumajesit e cila u vlerësua me çmimin e webit.
“Lufta” për të rrëmbyer sa më shumë fansa dhe klikime (meqënëse sot jetojmë në epokën e internetit), duhet të nisë pikërisht nga cilësia e këngëve. Dhe kjo duhet të jetë në të ardhmen përballja mes dy djemve, në rast se e quajnë veten vertet artist.