I ndaluar nga policia ditën e dielë, pas incidentit me Flori Mumajesin, Stine ka dhënë deklaratën e tij, në të cilën mësohet se e ka mohuar të ketë qëlluar mbi kolegun.
Dëshmia është zbardhur nga News 24, që bën me dije, se Stine ka deklaruar që nuk e ka qëlluar Mumajesin dhe se Flori është lënduar vetë.
“Flori Mumajesi është vetplagosur. Flori Mumajesin nuk e kam goditur unë”, citohet të ketë thënë Stine.