Projekt-ideja e arkitektit të famshëm amerikan, Steven Holl është shpallur ditën e djeshme fituese e finales së konkursit ndërkombëtar për “Expo-Albania”.
Për këtë projekt ka reaguar kryeministri Rama në rrjetet sociale duke thënë se “Expo Albania” do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.
Kryeministri Rama shton se kur ky projekt të realizohet, do të jetë një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë për një ofertë të re për Shqipërinë 2030.
“Mirëmëngjes, dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.