Irani ka nisur prej ditësh një stërvitje ushtarake në perëndim të vendit, me komandantët më të lartë të ushtrisë të pranishëm, për të mbikëqyrur ushtrimet.
Pamjet u publikuan nga vetë Garda Revolucionare e Iranit. Ushtrimet, u vëzhguan nga afër nga vetë gjenerali i lartë Mohammad Bagheri dhe Kiumars Heydari, komandant i forcave ushtarake.
Gjatë stërvitjes u demonstruan ushtrime me performancën e dronëve dhe helikopterëve mbrojtës, me qindra të tillë të shfaqur për herë të parë. Qëllimi i kësaj stërvitje të madhe ushtarake ishte demonstrimi i forcës ndaj çdo kërcënimi të huaj, kundër sigurisë së Iranit.