Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur marrjen në pyetje të dy të arrestuarve për koncesionin e sterilizimit.
Mësohet se janë pyetur nga prokurorët biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Biznesmeni fituesi i koncesionit 100 mln euro akuzohet për mashtrim dhe ka njohje me ish-ministrit e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si edhe me ish-zëvendësministrin, Klodian Rrjepaj.
Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Kujtojmë se nën hetim është edhe ish-ministri, Ilir Beqaj, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.