Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve

2023/01/27 at 11:48 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nis fazën e dytë të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12- 14 vjeç, program i cili këtë vit do të shtrihet në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë me ndihmën e teknologjisë.

Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.

Faza e parë e këtij projekti u mbyll me sukses në muajin qershor me pjesëmarrjen e 15 shkollave. Gjatë kësaj faze u trajnuan 30 mësues. U prezantuan më shumë se 50 projekte nga të cilat 4 prej tyre u përzgjodhën si projektet më të mira. Projektetqë merituan dy çmimet e para, u realizua nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan. Si një premtim i mbajtur, Fondacioni Vodafone Shqiperi (Vodafone Albania Foundation)dhuroi 10 laptopë për nxënësit e kësaj shkolle, si mbështetje që këta fëmijë të vazhdojnë dashurinë e tyre për teknologjinë dhe të vijojnë me  krijimin e projekteve të cilat sjellin  zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet.,.

Gjatë takimit në ambientet e shkollës “Sulë Harri” me nxënësit fitues, dhe stafin e mësuesve në prani edhe të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, premtoi se vazhdimësia e STEM-it do të mbetet një prioritet: “STEM është pjesë e programit Generation Next, i fokusuar në edukimin digjital të brezave të rinj. Suksesi i fazës së parë ishte befasues për të gjithë, nisur nga projektet e prezantuara. Ndaj na lindi dëshira që të dhurojmë këto pajisje teknologjike, në mënyrë që ju të zhvilloni më tej njohuritë tuaja. Gjithashtu, jemi krenarë të lançojmë edhe fazën e dytë të projektit STEM, i cili do të shtrihet edhe më gjerë, në 60 shkolla publike në rang kombëtar. Kjo fazë do të jetë edhe më konkurruese për të gjithë pjesëmarrësit.”

Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, u shpreh: “Jam e lumtur nga bashkëpunimi me Vodafone Foundation për nënshkrimin e marrëveshjes për programin Generation Next dhe suksesi që pati në fazën e parë. Theksoj rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjisë për brezin e ri”,

Generation Next eshte pjese e  Programit Skills Upload Jr i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone.

Programi Generation Next , është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurrikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Ju sugjerojmë

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
Rajoni

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

17 Korrik, 2025 12:19 pm
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

17 Korrik, 2025 12:15 pm
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Aktualitet

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

17 Korrik, 2025 12:13 pm
Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon
Aktualitet

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

17 Korrik, 2025 12:11 pm
Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin
Aktualitet

Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin

17 Korrik, 2025 11:50 am
Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë
Aktualitet

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë

17 Korrik, 2025 11:38 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…
Aktualitet

Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…

17 Korrik, 2025 11:24 am
“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike kundra ligjit në Golem, procedim 4 shtetasve
Aktualitet

“Plazhi i lirë”/Zunë hapësirat publike kundra ligjit në Golem, procedim 4 shtetasve

17 Korrik, 2025 11:10 am
Rama i akordon Presidentit të Emirateve të Bashkuara “Yllin e Mirënjohjes Publike”
Aktualitet

Rama i akordon Presidentit të Emirateve të Bashkuara “Yllin e Mirënjohjes Publike”

17 Korrik, 2025 11:08 am
Para
Berisha homazhe për mjekun Isuf Kalo: Miqësi e pacenuar në dekada

Berisha homazhe për mjekun Isuf Kalo: Miqësi e pacenuar në dekada

Përjashtohen nga Kuvendi Berisha dhe pesë deputetë të PD

Përjashtohen nga Kuvendi Berisha dhe pesë deputetë të PD

Opinion 26 janar 2023/ Zyrtari i FBI, dalin fakte të reja

Opinion 26 janar 2023/ Zyrtari i FBI, dalin fakte të reja

TE FUNDIT

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
17 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se...

Lexo më shumë

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
17 Korrik, 2025

Apeli i GJKKO-së lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj Ilir Metës, pasi sot shqyrtoi...

Lexo më shumë

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
17 Korrik, 2025

Në portin e Durrësit ka mbërritur veliera “Mircea”, anija shkollë e Marinës Rumune, një prej simboleve më të njohura të...

Lexo më shumë

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon
17 Korrik, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com