Stefi Prifti duket se është një nga fansat dhe mbështetësit numër një të vëllait të tij, Endrit. Këngëtari korçar nëpërmjet statuseve në Facebook, ka komplimentuar mbrëmë vëllanë e tij për performancën e shkëlqyer si Mik Xheker.
“Kush ka nje foto të Endri Priftit nga performanca e sotme si Mick Jagger? Unë u shastisa nga interpretimi i bukur dhe e humba”, ka qenë një nga statuset e Stefit.
Por një tjetër reagimi i ashpër na vjen prej tij, në momentin kur Endri nuk është vlerësuar me pikët maksimale nga juria dhe kolelgët. Ja çfarë shkruan Stefi:
“Na mbyti mashtrimi dhe mbrapaskena…! Sa të paturpshëm që jemi!! E kam me ata këngëtaret atje…!!! Shumica me fat, çdo gjë play-back dhe mundësia për të bërë një “Portokalli” të dytë, një ide shumë e mirë e Endri Priftit”.