Pak dite me pare ai ka humbur bashkeshorten e tij Marinen dhe ka vendosur te flas sot pas dy trofeve qe mori vellai i tij, Endri ne Kengen Magjike. Ja cfare shkruan Stefi:
Marina ja dolem!
Keto ishin fjalet e vellait tim Endri Prifti qe me perloten per te shumten here…!
Keto jane fjalet, qe me dhane kurajon te shkruaj disa fjale, mbas pese ditesh, per te falenderuar gjithe ngushellimet tuaja te pafundme!
Kam frike te shkruaj me shume…!
Endri Prifti! Sot ke fituar ne shume dimensione te jetes dhe artit: shpirteror, profesional dhe popullor. Ma beso kete qe po te them. T’i na bere krenare me krijimin, interpretimin tend te mrekullueshem dhe mbi te gjitha i dergove nje mesazh dashurie dhe respekti, dashurise time dhe nenes se vajzave te mia, mbesave te tua, Maria dhe Joana, Marina Prifti.
Jam i sigurt se Ajo eshte gezuar shume!