Klikimet në You Tube janë kthyer në qëllim më vete për këngëtarët. Ato janë në një farë mënyre edhe një etalon matës i pëlqyeshmërisë së këngës nga ana e publikut, (ndonëse një pjesë e mirë e këngëtarëve i blejnë ato).
Stefi dhe Endri Prifti kanë publikuar këngën “Bang -bang”, ku kanë qenë të ftuarit në projektin e parë të këngëtares së re, Lauresha.
Por Stefi ka një lutje për fansat e tij:
“Vetem per dicka do ju lutesha! Gjithe keto komente dhe like qe kane erdhur ne faqen time, sikur gjysma e tyre te ishte edhe atje ku degjoni kengen, ne youtube, do te na krenonte shume”, shkruan Stefi në Facebook.