Duke e krahasuar rastin e arrestimit të zotit Ksera me çështje të tjera të mëdha që drejtësia shqiptare ende nuk i ka zjgidhur, analisti Andrea Stefani thotë në “Opinion” se drejtësia vepron përmes selektimit.
“Unë shoh dorën e politikës. Kur politika e do që të merremi me ata të vegjëlit. Tani që e do të kapemi me ata të vegjëlit, merremi. Drejtësia është e verbër. Ka një fashë në sy”, thotë Beqaj.
Sterfani shton se nuk mund të ketë drejtësi pa u realizuar Reforma në Drejtësi.
“Është një akt i prokurorisë, nisur nga kontrolli i KLSH. Nuk mund të vijë drejtësia shqiptare pa u bërë reforma në drejtësi. Nuk kam shpresë për këtë. Akti ka dy anë. Që prokuroria vepron në një nivel të lartë por në nivelin më të ulët të nivelit të lartë”./a.h