Claudio Ranieri do të takohet me bordin e Leicester gjatë këtij muaji dhe do të fillojë negociatat për një kontratë të re rreth 4 milionë euro në vit. Leicester është gati t’i dyfishojë pagën momentale dhe t’i zgjasë me tre vite të tjera kontratën, pas një sezoni të paharrueshëm. “Në fund të sezonit do të flasim mbi një kontratë të re me të,” shprehet djali i pronarit Aiywatt. Megjithëse Ranieri nënshkroi një kontratë trevjeçare qershorin e kaluar, drejtuesit duan ta blindojnë që tani për të ardhmen.
Tashmë tifozët e “Dhelprave” kërkojnë edhe që të vendoset një statujë e trajnerit, që mori një status legjendari pa fitores së Premier League. Ka filluar një peticion onlinë që prej ditës së hënë, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve, si dhe të kryebashkiakut të qytetit Sir Peter Soulsby. “Si një simbol i mirënjohjes sonë, këshilli bashkiak i Leicester duhet të ndërtojë një statujë të trajnerit më të madh që ka pasur ky ekip,” shkruhej në faqen e peticionit.