Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stano: BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës 

2024/05/03 at 2:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ultimatumi i BE: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, serbët të marrin pjesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani theksojnë, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe vazhdimi i masave kufizuese ndaj Kosovës është i padrejtë. 


Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës.  

Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lenë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës. 

Vendet anëtare të BE do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur 

Sipas tij, mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. 

“Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha zëdhënësi Stano. 

Sipas zëdhënësit të BE-së, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në. 

Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara në veri megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. 

Kritika nga Kosova 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffry Hovenier, tha se “vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhje të qeverisë, se BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok. Në këtë linjë ai thotë se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti. 

BE nuk është e bindur 

Por si e shohin analistët politik situatën aktuale dhe raportet qeveri e Kosovës BE, rreth pikëpamjeve të tyre për masat. Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se qeveria e Kosovës duhet me fakte ta bindë BE-në për heqjen e masave. “Heqja e masave nuk po  ndodh për arsye se BE-ja ende nuk është e bindur politikisht dhe nuk ka besim në Qeverinë e Kosovës se do të ketë de-eskalim të qëndrueshëm. Konsideroj  se  Qeveria e Kosovës, e sidomos njësia speciale duhet të shihet sa më pak në veri, dhe qeveria të vazhdoj të kontribuojë në qëndrueshmërinë e stabilitetit në veri. Vlerësimi i gjendjes në veri duhet të jetë i shkruar për t’i dërguar BE-së konstatim të gjendjes që duhet të jenë raporte korrekte  dhe të faktuara. Pra, mendoj se duhet të ketë raporte objektive të faktuara për ta bindur BE-në. BE-ja nuk bindet vetëm me fjalë dhe konferenca shtypi, por me raporte të detajuara të deritashme për gjendjen në veri”, thotë analisti Burjani. 

Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./DW 



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Kërkoi leje për zhvilluar një vizitë për Pashkë, Kosova nuk lejon vizitën e Petkoviç 

Kërkoi leje për zhvilluar një vizitë për Pashkë, Kosova nuk lejon vizitën e Petkoviç 

Dosja 5D/Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli rrëzon kërkesën e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës 

Dosja 5D/Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli rrëzon kërkesën e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës 

E para në botë/ Kina lëshon sondë për të mbledhur mostra nga Hëna 

E para në botë/ Kina lëshon sondë për të mbledhur mostra nga Hëna 
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com