Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, falë përmirësimit të pozicionit fiskal

2025/03/24 at 3:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Standard & Poor’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, falë përmirësimit të pozicionit fiskal

Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në ‘BB’ nga ‘BB-‘, me perspektivë të qëndrueshme.


Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit, tha agjencia.

S&P konfirmoi vlerësimin e kreditit sovran afatshkurtër të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në nivelin “B”, ndërsa rishikoi vlerësimin e transferimit dhe konvertueshmërisë (T&C) në “BBB-” nga “BB+”, sipas deklaratës së agjencisë.

“Investimet e larta neto të huaja direkte (IHD), remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të larta gjeopolitike dhe pasigurive në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti,” deklaroi agjencia globale e vlerësimit.

S&P parashikon që rritja reale e PBB-së së Shqipërisë të mbetet mbi 3% deri në vitin 2028, e nxitur nga investimet dhe konsumi.

Agjencia tha se gjithsesi sfidat strukturore vazhdojnë, të tilla si tkurrja e forcës së punës dhe emigracioni i vazhdueshëm, ndërsa varësia e vendit nga turizmi dhe kërkesa e jashtme prej tregjeve kryesore të BE-së shton vulnerabilitetin ekonomik.

Edhe rreziqet fiskale mbeten të pranishme për shkak të nivelit të lartë të borxhit në valutë të huaj, maturiteteve afatshkurtra të borxhit vendas dhe angazhimeve të konsiderueshme të partneriteteve publike-private.

Ndërkohë, tensionet diplomatike me Greqinë mund të paraqesin sfida për përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, theksoi agjencia globale e vlerësimit.

Ky është rishikimi i dytë në rritje Brenda një viti. Në 23 mars 2024, S&P përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në ‘BB-‘ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të vendit.

Njoftimi i Ministrisë së Financave

Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 Mars 2025, agjencia prestigjioze, ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB” nga “BB-“, ndërsa ka konfirmuar një perspektivë “të qëndrueshme”.

Ky vlerësim vjen si rrjedhojë e performancës së qëndrueshme ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

S&P thekson se përmirësimi i vlerësimit pasqyron forcën e performancës ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Që nga viti 2019, borxhi i përgjithshëm bruto i qeverisë ka rënë me 10 pikë përqindjeje të PBB-së, deficiti i llogarisë korrente është më shumë se përgjysmuar, dhe flukset neto të investimeve të huaja direkte kanë mbetur të fuqishme.

Një pjesë e konsiderueshme e këtij përmirësimi i atribuohet eksporteve të shërbimeve, të cilat janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2019, duke reflektuar veçanërisht suksesin e sektorit të turizmit.

S&P parashikon që perspektiva ekonomike e Shqipërisë të mbetet pozitive, me një rritje vjetore të PBB-së e cila pritet të tejkalojë 3%, në periudhën 2025-2028, e mbështetur nga investimet dhe konsumi.

Në aspektin fiskal, S&P vlerëson se financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të performojnë mirë. Autoritetet shqiptare kanë miratuar ndryshime legjislative për të forcuar gjenerimin e të ardhurave, duke u fokusuar në taksimin progresiv individual, rregullimet e taksës së të ardhurave të korporatave dhe masa të përmirësuara për përputhshmërinë tatimore.

Të kombinuara me përpjekjet e qeverisë për konsolidim fiskal dhe parashikimet e qëndrueshme të rritjes ekonomike, S&P pret që deficitet buxhetore të mbeten të moderuara, me një mesatare prej rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2028.

Agjencia thekson se Ligji Organik i Buxhetit të Shqipërisë vendos kufizime fiskale, duke kërkuar që balanca primare e qeverisë së përgjithshme të mbetet të paktën neutrale dhe që raporti borxh-PBB të ulet nëse tejkalon 45%. Megjithëse këto rregulla ofrojnë një kuadër për qëndrueshmërinë e borxhit, suksesi i tyre varet nga rritja e fuqishme ekonomike dhe reformat efektive të menaxhimit të financave publike.

Shqipëria ka përballuar shumë sfida, përfshirë tërmetin dhe pandeminë COVID-19, por pavarësisht këtyre vështirësive, qeveria ka vijuar konsolidimin fiskal, duke siguruar një rritje të fortë të PBB-së, kontrollin e shpenzimeve, si dhe duke zbatuar reforma për rritjen e të ardhuravem me qëllim uljen e trajektores së borxhit.

Si rezultat, borxhi bruto i qeverisë së përgjithshme ka rënë në rreth 55.4% të PBB-së në vitin 2024, nga 65.7% në vitin 2019. Duke pasur parasysh projeksionet fiskale, S&P pret që nivelet e borxhit të vazhdojnë të ulen, duke arritur rreth 51.7% të PBB-së deri në vitin 2028.

Gjithashtu, raporti vë në dukje përmirësimin e pozicionit të jashtëm të Shqipërisë. Gjatë viteve të fundit, deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë ka pësuar një ndryshim strukturor, kryesisht për shkak të tepricës së shërbimeve në rritje, e cila përbënte rreth 16% të PBB-së në vitin 2023. Ky ndryshim ka luajtur një rol vendimtar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente.

“Perspektiva e qëndrueshme” për vlerësimin afatgjatë pasqyron qëndrimin e S&P se rreziqet për performancën ekonomike, të jashtme dhe fiskale të Shqipërisë janë të balancuara në mënyrë të barabartë.

Ky përmirësim i vlerësimit nga S&P është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar menaxhimin e mirë ekonomik dhe fiskal të vendit gjatë viteve të fundit./Monitor



Ju sugjerojmë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
Rajoni

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

20 Janar, 2026 8:53 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Aktualitet

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20 Janar, 2026 8:43 pm
Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
Kryesore

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

20 Janar, 2026 7:58 pm
Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
Bota

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

20 Janar, 2026 7:54 pm
Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin
Politikë

Balla takim me Gonzaton: Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin

20 Janar, 2026 7:03 pm
Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA
Bota

Bilanci i Trump, një vit nga betimi si President i 47 i SHBA

20 Janar, 2026 5:14 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Aktualitet

Seanca për rritjen e pagave të gjyqtarëve në Kushtetuese, Rama: Turp kombëtar

20 Janar, 2026 4:47 pm
Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci
Kronikë

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

20 Janar, 2026 4:10 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

20 Janar, 2026 3:40 pm
I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari
Kronikë

I kërkuar nga Britania për vrasje, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26-vjeçari

20 Janar, 2026 3:26 pm
Para
Ambasadori i Rusisë nuk mori pjesë në darkën e fundvitit, kryeministri Rama: Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij!

“Konfirmoi progresin e Shqipërisë drejt BE”, Rama për raportin e S&P: Ata që ankohen për 2 minuta shaka me Lulin, s’do e lexojnë këtë lajm

Osmani: 26 vjet pas bombardimeve të NATO-s, Kosova ec e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur

Osmani: 26 vjet pas bombardimeve të NATO-s, Kosova ec e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur

Zgjedhjet 2025, Begaj: Politika duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin! Interesi i qytetarit, mbi gjithçka

Begaj udhëton drejt Austrisë, zbardhen detaje nga vizita zyrtare e presidentit
















TE FUNDIT

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë
20 Janar, 2026

Kosova ishte për të dytin vit radhazi pjesë e Forumit Ekonomik të Davosit, një nga skenat më të rëndësishme ku...

Lexo më shumë

PD shkresë KLGJ dhe ILD: Irena Gjoka nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
20 Janar, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar shkresë KLGJ dhe ILD, ku i ka kërkuar që të largojë nga...

Lexo më shumë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë

Berisha “foltore” në Tiranë: Diktaturat si kjo e Ramës zgjedhjet i kanë farsë
20 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në diktatura vota vdes para se të mbërrijë në kutinë e...

Lexo më shumë

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave

Përplasja e trenave në Spanjë, rritet numri i viktimave
20 Janar, 2026

Një tjetër person u gjet i pajetë këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com