Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stadiumi i ri kombëtar, një histori e dyshimtë përvetësimi

2016/04/22 at 12:16 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Stadiumi i ri kombëtar, një histori e dyshimtë përvetësimi

Nga Neritan SEJAMINI


Kryeministri dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit deklaruan sot me shumë bujë (dhe vetëkënaqësi ekstreme) se përfunduan një marrëveshje për realizimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, i cili do të financohet e ndërtohet nga kompania fierake Alb-star shpk.

Historia e stadiumit të ri është historia e një krimi kulturor, urbanistik, administrativ, tregtar dhe financiar i projektuar dhe zbatuar me vetëdije nga Kryeministri Rama dhe Presidenti i FSHF-së Duka, duke u fshehur pas mirëbesimit dhe entuziazmit patriotik të tifozëve të kombëtares, pra gati të gjithë shqiptarëve.

Stadiumi aktual “Qemal Stafa” ka statusin e monumentit kulturor kombëtar të kategorisë së dytë, sikurse Muzeu Arkeologjik, Universiteti i Arteve, Korpusi i Universiteti Politeknik, Pallati i Kongresve, Presidenca, Kryeministria, etj. Ai është pjesë e zonës së mbrojtur historike që përfshin gjithë Sheshin Nënë Tereza. Si i tillë ai nuk mund të prishet, por Kryeministri ka vendosur ta prishë pa keqardhje dhe, me siguri, me proçedura arbitrare dhe politike.

Ndërtimi i stadiumit të ri do të shkatërrojë përfundimisht kompleksin monumental të Sheshit Nënë Tereza. Projekti i paraqitur duket se ka lidhje vetëm me shijet e Kryeministrit Rama dhe obsesionin e tij me betonin edhe pse ai po përpiqet ta shesë si të barabartë me Koloseumin e Romës, teksa rreket të shpjegojë në faqen e Kryeministrisë se ajo masë betoni ngjyra-ngjyra është “një monument i ri prestigjioz, që shpreh traditë dhe modernizëm njëkohësisht, duke pasqyruar modelin e teatrit antik romak në imazhin bashkëkohor të një kryeqyteti në ripërtëritje të vazhdueshme.”

Nga ana tjetër, historia e stadiumit është historia e një privatizimi masiv, të bërë vjedhurazi ligjit, konkurencës, kontrollit parlamentar e syrit të publikut, në favor të interesave të dyshimta private, e filluar nga Qeveria Berisha dhe e përfunduar në mënyrë spektakolare nga Qeveria Rama.

Stadiumi aktual Qemal Stafa dhe toka e tij i kaluan nga qeveria Berisha shoqërisë tregtare “Qendra Sportive Kuq e Zi sh.a” (QSKZ), kompani e përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit (75 për qind) dhe qeverisë (25 për qind), me qëllim që kjo kompani të ndërtonte stadiumin e ri me financim të FSHF-së dhe qeverisë. Gjatë qeverisjes Berisha u diskutuan dhe tentuan pa sukses disa modele për të mundësuar investimin, përfshi edhe variantin korruptiv të përdorimit të tokës aktuale për ndërtime tregtare dhe ndërtimin e stadiumit të ri jashtë qytetit.

Qeveria Rama si për çdo gjë tjetër, gjeti zgjidhjen “magjike” të partneritetit publik-privat. Një kompani private ka projektuar, do të financojë dhe do të ndërtojë stadiumin. Pas ndërtimit, fusha, stendat dhe disa mjedise zyrash do t’i kalojnë në pronësi FSHF-së. Të gjitha mjediset e tjera të stadiumit—përfshi të gjitha mjediset në trupin e ndërtesës, poshtë stendave—do t’i kalojnë kompanisë private. Kompanisë private do t’i jepet gjithashtu e drejta e ndërtimit dhe e pronësisë të një kulle 25-30 kate të lartë (nuk është bërë e qartë ende lartësia e saktë) në një pjesë të terrenit publik të stadiumit aktual.

Kalimi i pjesës më të madhe të stadiumit në pronësi private, për qëllime tregtare është shkelje ligjore, pasi toka dhe stadiumi i kaluan në pronësi FSHF-së (një kompanie të përbashkët mes Federatës dhe qeverisë) me kushtin e mos tjetërsimit të saj për qëllime jo sportive.

Edhe pse Kryeministri e paraqiti projektin si një arritje “e zgjuar” e qeverisë për të mbështetur sportin “pa paguar asnjë cent”, nëpërmjet një partneriteti me privatin, historia e vërtetë është ekzaktësisht e kundërta: një privat ka gjetur mënyrën për të privatizuar një tokë publike në një vend të papërsëritshëm, me kushte deri më sot të padëgjuara, dhe pa asnjë konkurencë. Është e qartë se tokën publike që di i kalojë privatit Kryeministri Rama e ka vlerësuar “zero cent” (është shumë domethënëse që Kryeministri njeh vetëm vlerën e parasë së thatë në dorë, por jo vlerën e pasurisë publike).

Edhe pse sot nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë për projektin, as në faqen e FSHF-së as të Qeverisë, me përjashtim të videove promovuese me patriotizëm dhe europianizëm, të denja për propagandën e regjimeve autokratike, Kryeministri do duhet të sqarojë në ditët e ardhshme një sërë çështjes të rëndësishme, përfshi: me çfarë kushtesh toka është kthyer në pronësi të Federatës dhe me çfarë kushtesh një pjesë e saj do të kalojë në pronësi të kompanisë Alb-star; sa metra katrorë tokë dhe sa metra katrorë qendër biznesi dhe qendër tregtare do të ndërtohen dhe sa do të jenë në pronësi të Alb-star dhe të privatëve të tjerë; a është përfshirë në projektin e ndëritmit edhe kostoja e pajisjeve, aparaturave dhe infrastrukturës ndihmëse, te cilat kanë raste janë më të mëdha se kosto e ndërtimit të pjesës fizike të stadiumit; etj.

Dhe në fund do të duhet të përballet me një sërë procedurash të detyrueshme ligjore, që nga mënyra se si do të arrijë të prishë e një monumet kulturor kombëtar, ndërhyrja në një zonë të mbrojtur, deri tek informimi dhe dëgjesat me publikun si pjesë e marrjes së lejes së ndërtimit. /Exit.al

stadium 2

 



Ju sugjerojmë

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Para
FOTO-LAJM/ Kjo gjimnaziste sot është këngëtare e famshme

Kush është shoferi i Elvana Gjatës?!

PD thirrje bizneseve e bankave: Mos investoni do anulojmë stadiumin

PD thirrje bizneseve e bankave: Mos investoni do anulojmë stadiumin

Foto/ Eneda nuk ndahet nga Dhurata

Foto/ Eneda nuk ndahet nga Dhurata

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
9 Qershor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka folur sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës...

Lexo më shumë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com