Mosdakordësia për të bërë tregti me njëri tjetrin ka çuar në konflikt të armatosur një 60 vjeçar dhe një 25 vjeçar në fshatin Sheq të Urës Vajgurore, Berat.
K.D 60 vjeç me banim në këtë fshat dhe A.B 25 vjeç nga Elbasani, prishën pazarin për shkak të çmimit, e në sherr e sipër 60-vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të makinës ku ndodhej i riu.
Fatmirësisht nuk pati lëndime. Polica mbëriti në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.