Një polici i Guardia Di Finanzia, Christian Sodano, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri nënën e ish-të dashurës dhe motrën e saj.
Krimi i rëndë ndodhi në Cisterna di Latina, pasi 27-vjeçari nuk ka pranuar ndarjen nga ish-partnerja e tij, Desyrée Amato, e cila i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.
Viktima kanë mbetur nëna e 22-vjeçares, Nicoletta Zomparelli, 49 vjeçe dhe motra e saj Renée Amato, 19-vjeçe.
Nënë e bijë raportohet se kanë mbrojtur me trupin e tyre 22-vjeçaren, para se i riu t’i qëllonte për vdekje.
Desyrée arriti që të largohej duke u mbyllur brenda në banjë. Sodano dyshohet se ka ndjekur 22-vjeçaren dhe ka goditur me shkelma derën e tualetit.
Por, e reja arriti të arratisej nga dritarja dhe më pas u fsheh në një pyll dhe doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.