Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

2025/06/18 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të përgatitur ndër vite, që ka rezultuar me sulme precize kundrejt shënjestrave të nivelit të lartë.


E udhëzuar nga spiunët dhe inteligjenca artificiale, ushtria izraelite ka nisur zjarr në terrin e natës përmes aeroplanëve luftarakë dhe dronëve të kontrabanduar, duke ia gjymtuar Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore.

Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë.

Derisa Irani është mobilizuar për t’u hakmarrë disa orë më vonë, kapaciteti i tij – veçse i dobësuar nga sulmet e mëparshme izraelite – është rrënuar edhe më tepër.

Situata është përshkruar kështu pas diskutimeve me 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarë izraelitë të inteligjencës dhe sektorit ushtarak, disa prej të cilëve kanë folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushtet anonime, në mënyrë që të mund të japin më shumë informacione për operacionet.

Disa prej pretendimeve të tyre nuk kanë mundur të verifikohen. Mirëpo ish-udhëheqësja e kërkimeve në agjencinë izraelite të spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar skeletin e sulmit, duke thënë se ka pasur informacione të brendshme se si është planifikuar dhe ekzekutuar ai.

“Sulmi është kulminacion i shumë viteve të punës së Mossadit për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit”, ka thënë Sima Shine, ish-drejtoreshë për kërkime në Mossad, dhe tani është analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Doza e befasisë është shtuar për shkak të bindjeve të zyrtarëve iranianë se Izraeli nuk do të kryente ndonjë sulm, përderisa Irani ka qenë i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e avancuar bërthamor.

Ndonëse ishte planifikuar një rund i gjashtë i takimeve mes dy vendeve të dielën në Oman, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka aktivizuar operacionin “Luani në ngritje” të premten.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i njoftuar për nisje të sulmit.

Netanyahu ka thënë ndër vite se neutralizimi i programit bërthamor të Iranit është jetik për sigurinë e Izraelit, prandaj Izraeli ka ndërmarrë veprime për të dobësuar kapacitetet e Iranit për pasurim të uraniumit në gradën ushtarake.

Megjithatë, Netanyahu ka thënë se një sulm më agresiv ka qenë i domosdoshëm, pasi Irani ka vazhduar të pasurojë programin e vet, pavarësisht përpjekjeve diplomatike amerikane dhe paralajmërimeve prej vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameini, ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkatërrim të Izraelit. Liderët politikë iranianë kanë thënë se programi i tyre bërthamor është për qëllime të mbrojtjes, ndonëse është shteti i vetëm pa bombë që pasuron uranium në nivele pothuajse të kategorisë ushtarake.

Kontrabandimi i dronëve në Iran

Mossadi dhe ushtria izraelite kanë punuar së bashku për të paktën tre vjet për të krijuar themelin e operacionit, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës, i cili ka thënë se ka njohuri për sulmin.

Sulmi është planifikuar edhe në bazë të informacioneve që ka mbledhur Izraeli gjatë valës së sulmeve ajrore në tetorin e vitit të kaluar, përgjatë së cilës “është vënë në pah dobësia e sistemeve iraniane për mbrojtje”, ka thënë Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Për të shkatërruar edhe më tepër mbrojtje ajrore iraniane dhe sistemet raketore në nisje të sulmit të javës së kaluar, agjentët e Mossadit kanë kontrabanduar armë me precizitet të lartë brenda Iranit, të cilat kanë goditur shënjestrat prej afërsisë, sipas dy zyrtarëve të sigurisë, që kanë folur në kushte anonimiteti.

Në mesin e këtyre armëve ka pasur dronë të vegjël, të cilët agjentët i kanë futur në shtet me makina, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës.

Agjentët e Mossadit kanë stacionuar armë shumë afër qendrave për nisjen e raketave iraniane tokë-ajër, ka thënë Shine.

Sipas saj, agjencia punon me një mori njerëzish, lokalë dhe izraelitë.

Përdorimi i inteligjencës njerëzore dhe asaj artificiale për t’i selektuar shënjestrat

Për të analizuar informacionin e mbledhur prej burimeve të ndryshme, Izraeli e ka përdorur inteligjencën artificiale, ka thënë një zyrtar i inteligjencës, i përfshirë në selektim të individëve dhe qendrave që janë shënjestruar.

Ai ka thënë se inteligjenca artificiale është përdorur për t’iu ndihmuar izraelitëve që të shoshitnin thesarin e të dhënave që posedonin.

Puna ka nisur në tetorin e vitit të kaluar, sipas një zyrtari që ka folur në kushte anonime, pasi nuk ka qenë i autorizuar që të flasë për mediat; do të thotë një muaj përpara sesa Netanyahu ka deklaruar se ka urdhëruar planet për sulme.

Një hulumtim i Associated Press më herët këtë vit ka shpërfaqur se ushtria izraelite përdor modele amerikane të inteligjencës artificiale në luftë, për t’i përgjuar komunikimet dhe për t’i mësuar lëvizjet e armiqve.

Këto modele janë përdorur në luftërat me Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, janë organizata të shpallura terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Zyrtari i inteligjencës që është përfshirë në identifikimin e shënjestrave të mundshme, ka thënë se fillimisht opsione kanë qenë figura të larta të udhëheqësisë, ushtrisë, pastaj ato civile si dhe infrastruktura.

Shënjestrat janë përzgjedhur nëse është vërtetuar se përbëjnë kërcënim për Izraelin – shembull nëse janë të përfshirë thellë në Gardën Revolucionare Islamike – forcë paramilitare që kontrollon raketat balistike të Iranit.

Ky zyrtar ka thënë se e ka pasur detyrë që të krijojë një listë me gjeneralë iranianë, përfshirë hollësitë për ta, sikurse ku punojnë dhe si e kalojnë kohën e lirë.

Në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë të vrarë prej të premtes është edhe gjenerali Hossein Salami, udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit dhe gjenerali Mohammed Bagheri, shef i stafit të forcave të armatosura të Iranit.

Përveç inteligjencës artificiale, Mossadi është mbështetur edhe në spiunë për t’i identifikuar shkencëtarët kryesorë bërthamorë dhe pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit, sipas një zyrtari të sigurisë. Të paktën tetë anëtarë të Gardës, përfshirë kreun e programit bërthamor janë vrarë në një sulm izraelit në një bunker nëntokësor.

Shënjestrimi i pajisjeve iraniane

Një tjetër aspekt i sulmit ka qenë goditja e pajisjeve iraniane që përdoren për të transportuar dhe nisur raketat.

Shine ka thënë se strategjia ka qenë e ngjashme me operacionet ukrainase më herët gjatë këtij muaji në Rusi. Në atë operacion, pothuajse një e treta e bombarduesve strategjikë të Moskës janë shkatërruar apo dëmtuar me dronë të prodhuar me pak para, të cilët kanë depërtuar në territorin rus, sipas zyrtarëve ukrainas.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, shefi i policisë shtetërore, gjenerali Ahmadreza Radan, ka thënë se “janë zbuluar shumë pajisje që bartnin dronë të vegjël dhe disa dronë taktikë”.

Sipas tij, “një numër tradhtarësh janë duke tentuar të prekin sistemin ajror për mbrojtje duke fluturuar mini-dronë”.

Sa larg shkon e gjithë kjo?

Mossadi besohet të ketë kryer një mori sulmesh në fshehtësi në programin bërthamor iranian në vjetët e fundit, përfshirë sulmet kibernetike dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

Megjithatë, rrallë e ka pranuar se ka qenë mbrapa atyre operacioneve.

Në fillim të vitit 2000 e më pas, centrifugat iraniane të përdorura për pasurim të uraniumit janë shkatërruar nga i ashtuquajturi Stuxnet – virus kompjuterik – që besohet të jetë krijuar nga izraelitët dhe amerikanët.

Më 2018, Izraeli pati vjedhur arkivin e kërkimeve bërthamore të Iranit, që përfshinte dhjetëra mijëra dokumente, ka thënë Yossi Kuperwasser, gjeneral i pensionuar dhe ish-hulumtues i inteligjencës ushtarake që tani drejton Institutin e Jerusalemit për Strategji dhe Siguri.

Në korrik të vitit 2024, Izraeli e ka vrarë një lider të lartë të Hamasit, Ismail Haniyehun, me një bombë në dhomën e gjumit për mysafirë në shtëpinë e një zyrtari në Teheran.

Sulmi i Izraelit javën e kaluar në zemër të programit bërthamor të Iranit dhe strukturave ushtarake nuk ka ardhur pa plan, ka thënë gjenerali i pensionuar izraelit, Amir Avivi, i cili udhëheq institutin Forumi i Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri.

Ai ka thënë se ky operacion ka qenë rezultat i “inteligjencës izraelite dhe punës që është bërë ndër vite në Iran, dhe krijimit të një prezence të madhe”./REL



Ju sugjerojmë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
Para
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Merz: Irani është një regjim terrori

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
















TE FUNDIT

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Një kthesë e papritur nga Washingtoni, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë dërgimin...

Lexo më shumë

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
9 Korrik, 2025

Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian po futen në një fazë të re tensioni. Donald Trump ka...

Lexo më shumë

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik, 2025

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
9 Korrik, 2025

Banorët e Thethit kanë bllokuar rrugën në urën kryesore të hyrjes në fshatin turistik. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com