Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spitali gjobitet me 10 mln lekë/Katetere me urinë e shiringa gëlojnë në kazanët e Traumës (Video) 

2023/12/20 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spitali gjobitet me 10 mln lekë/Katetere me urinë e shiringa gëlojnë në kazanët e Traumës (Video) 

Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në vend, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan është ndalur në Spitalin e Traumës për të parë sesi menaxhohen mbetjet spitalore. 

Për habi, në kazanët e mbeturinave dhe jashtë tyre u gjetën shiringa, age të mprehta, sende plastike spitalore. E njëjta situatë edhe pranë depos së magazinimit të përkohshëm, si dhe në ambiente të tjera. 

Gjatë vëzhgimit, drejtoresha e Spitalit të Traumës Edlira Bode, u njoftua për prezencën e “Stopit” dhe doli menjëherë për të thënë se nuk merret ajo me këtë gjë, por do të interesohet dhe do të ketë masa për përgjegjësit. 

Gazetari: Unë do të të tregoj aget, serumet, shishet e qelqit dhe më thoni se çfarë janë këto dhe a janë të prodhuara nga ju? 

Drejtoresha: Unë nuk jam personi i duhur për të verifikuar age, serume, shishe qelqi. Ka persona përgjegjës për këtë punë. 

Gazetari: Megjithatë, ju u vutë në dijeni për atë që kemi konstatuar ne. 

Drejtoresha: U vura në dijeni që po ndodh diçka, që ka njerëz që po filmojnë dhe erdha të kuptoj se çfarë po ndodh. Më konfirmon personeli im që ka një kontenjer të mbetjeve spitalore të rrezikshme të mbyllur dhe që dorëzimi i mbetjeve bëhet mje një procedurë të caktuar, të shkruar. Unë kam persona përgjegjës që verifikojnë zbatimin e kësja procedure. 

Gazetari: Çfarë ju kushton të vini deri aty për të parë se çfarë kemi konstatuar? 

Drejtoresha: E shikoj unë apo jo, nuk ndryshon ndonjë gjë. E shikojnë personat përgjegjës. Respektoj çdo konstatim tuajin dhe do të marr çdo masë të nevojshme që duhet të marr si titullar institucioni në rast se ka… Do verifikohet çdo gjë e patjetër që do të marr masa. 

Gazetari i “Stop” ka njoftuar Komisariatin Numër 3, i cili solli grupin e policisë dhe OPGJ-në, të cilët bënë verifikimin dhe dokumentuan provat. 

Zyrtarisht, policia bën me dije se në lidhje me rastin në fjalë, ka nisur procedim për dy shtetase për këtë rast dhe materiali i ka kaluar prokurorisë. 

“Pas marrjes së njoftimit nga emisioni investigativ “Stop” se në disa kosha për mbeturina në territorin e Spitalit të Traumës ishin hedhur mbetje spitalore në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.3, kryen të gjitha veprimet proceduralo-hetimore dhe në përfundim të tyre referuan materialet në prokurori, ku nisi procedim penal për shtetasit: F.K. 55 vjeçe dhe D.B. 61 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë për veprën “menaxhim i mbetjeve” 

Gazetari i “Stop” njoftoi gjithashtu edhe Inspektoratin Shëndetësor Tiranë për situatën skandaloze në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas verifikimeve, Spitali i Traumës u gjobit me 10 milionë Lekë të vjetra gjobë./tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Partizani fiton për herë të tretë Superkupën e Shqipërisë 

Partizani fiton për herë të tretë Superkupën e Shqipërisë 

Ish-pronari i Chelseat Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së 

Ish-pronari i Chelseat Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së 

Policia aksion “blic” në Berat, arrestohet një person, ja çfarë u sekuestrua (Emri) 

Policia aksion “blic” në Berat, arrestohet një person, ja çfarë u sekuestrua (Emri) 

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com