Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali,u takua ditën e sotme gjatë vizitës në Itali me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Spiropali përmes një postimi në rrjete sociale ku ka shpërndarë pamje nga takimi.
Spiropali thekson se kryefjala e takimit ishte miqësia historike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ndër të tjera njofton se u njohën me lajmin për ratifikimin brenda vitit të Marrëveshjes së Pensioneve.
“Takim i ngrohtë në Montecitorio, me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, ku kryefjalë ishte miqësia historike dhe bashkëpunimi i sotëm dhe i ardhëm.
Morëm lajmin e mirë për ratifikimin brenda vitit të Marrëveshjes së Pensioneve”, shkruan Spiropali./Opinion.al