Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka publikuar një seri fotosh nga Samiti i Paqes Globale. Ndër fotot e ndara ishte edhe ajo me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyi.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shkruan se “paqja e drejtë në Ukrainë do të ishte kontributi më i madh premtues dhe kuptimplotë për domosdoshmërinë e paqes globale dhe dëshmi e faktit se rendin ndërkombëtar nuk e minon dot asnjë tirani dhe se bota demokratike është më e fortë me vlera që nuk mund të shkatërrohen”.