Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot vitin e ri shkollor nga Qendra Burimore për Fëmijët me aftësi ndryshe.
Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se duhet të ketë trajtim të barabartë për këta fëmijë që janë në vështirësi shëndetësore.
“Për fëmijët e qendrës burimore që kanë vështirësi shëndetësore ne të bëjmë të mundur që ata të marrin trajtim të barabartë dhe me dinjitetit për shkollimin dhe jetën e tyre”, tha Spiropali.