Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali në Baku: Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në përpjekjet globale për klimën

2024/11/16 at 1:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali në Baku: Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në përpjekjet globale për klimën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mori pjesë në Konferencën e 29-të të OKB për Ndryshimet Klimatike, COP 29, në Baku të Azerbajxhanit.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali solli në vëmendje punën e Shqipërisë për kthimin e objektivave klimatike në masa ligjore.

Kryeparlamentarja tha se Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në përpjekjet globale për klimën sipas Marrëveshjes së Parisit.

”Është një çështje nderi të kontribuojmë në dimensionin parmalentar të COP29. Kjo tregon dedikimin tonë për të ruajtur planetin. Këto qëllime dhe objektiva fisnike apelojnë për përgjigjen tonë dhe ne jemi këtu për të shprehur angazhimin tonë. Të konsolidojmë kuadrin ligjor përmes miratimit të legjislacionit që mbështet zbatimin e objektivave të KKP dhe planveprimeve për klimën, të garantojmë mbështetje financiare për masat e zbutjes dhe përshtatjes ndaj klimës dhe të mbikqyrim progresin e qeverisë në përmbushjen e angazhimeve të KKP. Të forcojmë dimensionin ndërkombëtar përmes nxitjes së bashkëpunimt ndërkombëtar për ndryshimet klimatike përmes rrjeteve dhe dialogëve ndërkombëtare.

Ekonomitë më të mëdha janë edhe prodhuesit edhe ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe shkaktarët më të mëdhenj të ndryshimeve klimatike. Megjithatë ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të ndryshuar dhe përmirësuar situatën ne duhet të ndalojmë së qëni të mësuar me situatën ku artikulojmë fjalë të bukura, por praktikisht nuk bëjmë asgjë, dhe vazhdjmë të ndikojmë tek klima, të ndotim mjedisin dhe të vrasim planetin tonë. Duhet të veprojmë dhe jo vetëm të flasim. Ne nuk jetojmë në një botë ideale, por në një botë reale dhe duhet të sillemi si bij të planetit dhe jo si pronarë të tij.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në përpjekjet globale sipas Marrëveshjes se Parisit duke i kthyer ambiciet tona në veprime të prekshme. Vitet e fundit kemi zbatuar disa masa për të siguruar që kontributet tona të jenë në përputhje si me objektivat aktual të klimës ashtu edhe me ambiciet tona të ardhshme për vitin 2025.

Shqipëria i ka dhënë përparësi tranzicionit energjetik, si një faktor kyç i reduktimit të emetimeve. Aktivitetet prodhuese të vendit bazohen në energji 100 për qind të rinovueshme. Strategjia jonë afatgjatë përfshin rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, duke vënë theksin tek energjia diellore dhe ajo e erës. Në vitin 2023 Shqipëria u bë një eksportuese neto e energjisë së prodhuar në vend përmes hidrocentraleve dhe shpalli Lumin Vjosa si Parkun e parë Kombëtar të Lumenjve të Egër në Evropë, një hap novator që promovon praktika të zhvillimit të qëndrueshëm, ruan ekosistemet jetike dhe promovon turizmin miqësor ndaj mjedisit, i cili sjell përfitime për komunitetet vendore. 

Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur një rol të përcaktues për kthimin e objektivave klimatike në masa ligjore. Ligjet dhe ndryshimet e fundit kanë forcuar kuadrin qeverisës mjedisor të Shqipërisë, duke siguruar mbikëqyrje më të fortë rregullatore dhe llogaridhënie.Kuvendi është angazhuar në formësimin e politikave të klimës, duke lehtësuar bashkëpunimin ndërministror dhe duke mbikëqyrur progresin e zbatimit të objektivave kombëtare për ndryshimet klimatike”, tha Spiropali.

Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Përballja me Republikën Çeke/ Duka thirrje tifozëve e lojtarëve: Tregoni maturi, të fitojë futbolli!

Përballja me Republikën Çeke/ Duka thirrje tifozëve e lojtarëve: Tregoni maturi, të fitojë futbolli!

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Arrestohet Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

I dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com