Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali i drejtohet opozitës me keqardhje: Mosbindja civile nuk është ngritja e dorës

2024/10/17 at 6:51 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali-Dules: Kthejuni arsyes dhe ne do iu kthehemi tavolinave

Pas ‘kaosit’ që u krijua sot brenda dhe jashtë Parlamentit, ka një reagim nga ana e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Teksa shpjegon se sa e hershme është si formë revolte, ajo thekson se mosbindja civile nuk e lejon kurrsesi dhunën.

“Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit.  Thelbi i saj i pandryshueshëm, qysh me Sokratin në Greqinë e Lashtë, i cili predikonte vënien në pikëpyetje të së drejtës morale të autoriteteve për një ligj të padrejtë, e deri tek Mahatma Gandi. Ai e gjunjëzoi Perandorinë Britanike, duke u ulur i pari në gjunjë derisa me miliona vetë u ulën pas tij në rrugët e Indisë. Ballë për ballë grykëve të pushkëve të batalioneve të regjimit kolonial. I cili hapte zjarr në trupat e tyre dhe të mosbindurit civilë nuk lëviznin nga vendi, është refuzimi absolut, i dhunës si mjet për imponimin e një të drejte të mohuar. Beteja të tëra epike të njerëzimit për heqjen e skllavërisë, të drejtën e votës për gratë, anullimin e ligjeve raciste, fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, u furnizuan me energjinë e pandalshme morale dhe rezistencën e hekurt shpirtërore të mosbindjes civile. Mosbindja civile e përjashton kategorikisht ngritjen e dorës për të demonstruar forcë dhe synon krijimin e një kontrasti moral paralizues, mes trupave të protestuesve paqësorë dhe korpusit të një padrejtësie shtetërore të perceptuar si të tillë nga shoqëria. Mosbindja civile mishërohet nga individë që i kundërvihen ligjërimit të një padrejtësie, duke marrë përsipër ta thyejnë paqësisht ligjin e padrejtë dhe duke pranuar paqësisht pasojën personale të shkeljes së atij ligji.”

Në shkrimin e saj në Facebook drejtuar opozitës, kryeparlamentarja shton se ndjen keqardhje për aktet e sotme. Sipas saj, Kuvendit nuk mund t’i imponohen kurrë akte të tilla si e drejtë demokratike.

“Mosbindja civile përmes guximit po edhe sakrificës vetjake, i kontribuon arritjes së zgjidhjes me drejtësi, jo përmes dhunës, po përmes masivizimit të ndjeshmërisë popullore që në fund ia del ta imponojë të drejtën e mohuar, si një lloj shah mati për autoritetet. Kjo është, me fjalë të shkurtra, përmbajtja e konceptit të mosbindjes civile dhe kështu e ka çarë rrugën e historisë forca krijuese e mosbindjes civile, në një sërë ngjarjesh të jashtëzakonshme politike e shoqërore për liritë e të drejtat njerëzore. Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën sfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte. Keqardhje e madhe, por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohet dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt”, përfundon Spiropali.

Ju sugjerojmë

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari
Aktualitet

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

20 Qershor, 2025 12:30 pm
Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

20 Qershor, 2025 12:23 pm
Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
Aktualitet

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

20 Qershor, 2025 12:14 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

20 Qershor, 2025 12:11 pm
Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet

Dy aksidente njëkohësisht, “paralizohet” qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

20 Qershor, 2025 12:07 pm
Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel
Aktualitet

Spiropali merr pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bruksel

20 Qershor, 2025 11:55 am
VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

VIDEO/Shisnin drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, zbardhen emrat e të arrestuarve

20 Qershor, 2025 11:51 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran, zgjidhje për ndryshimin e regjimit?

20 Qershor, 2025 11:30 am
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë

20 Qershor, 2025 11:26 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu denoncon zhdukjen e të atit, 84-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal vaditës

20 Qershor, 2025 11:20 am
Para
Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës, as krimit të organizuar

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës, as krimit të organizuar

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, një i plagosur rëndë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, një i plagosur rëndë

SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

SHBA-ja sanksionon kompanitë kineze të dronëve

TE FUNDIT

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti 10 mijë euro në një studio ligjore dy vite më parë, arrestohet 42-vjeçari
20 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi 2 vjet më parë vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një...

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!
20 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Gjatë fjalës së saj ajo...

Lexo më shumë

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”
20 Qershor, 2025

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”,...

Lexo më shumë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
20 Qershor, 2025

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij 88 vjeç, policia nis procedimin penal ndaj të birit. Po kështu sipas Policisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com