Spërkatja me salcë e ministres së Arsimit Nikolla nga një studente që i përket Lëzizjes Studentore për Universitetin ka sjellë edhe reagimin e deputetes Mimoza Hafizi, tashmë pjesë e Lëvizjes LIBRA të Blushit. Hafizi duket se ka përshëndetur aksionin e studentëve të cilëve sipas saj ua vranë ligjërisht ëndrrën.
Statusi i plotë
Njollat mbi trupin dhe rrobat e ministres së arsimit edhe lahen, edhe fshihen.
Po nuk e di se si kjo zonjë dhe shefi i vet ia dalin të shuajnë në veshët e tyre jehonat e urrejtjes së qindra maturantëve. Ua vranë ligësisht ëndrrën!
Po në ndërgjegje, a kanë ndonjë njollë ? Për universitetet publike, që po i shkatërrojnë pa dhimbje e pa skrupull.
Si mund t’i lajnë këto njolla ?