Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Specialistja e Shëndetit Publik: Ja pse Shqipëria është e rrezikuar nga virusi “Zika”

2016/02/02 at 2:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Specialistja e Shëndetit Publik: Ja pse Shqipëria është e rrezikuar nga virusi “Zika”

TIRANE- Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik shprehet se “mushkonjat që shkaktojnë përhapjen e virusit Zika gjenden edhe në Shqipëri.   Specialistja e sëmundjeve infektive në ISHP u bën thirrje qytetarëve shqiptarë kudo ndodhen që të shmangin udhëtimet drejt Brazilit dhe vendeve të Amerikës Latine në veçanti, si një masë për të parandaluar infektimin nga ky virus, i cili ndonëse jo vdekjeprurës, shkakton dëmtime të mëdha në tru.

Çfarë është virusi Zika?

Virusi Zika ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai është përhapur në masë në 24 vende të Amerikës Latine. Por, disa raste janë gjetur edhe në Europë. Është një virus, që shkakton anomali te fetusi gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë. Përhapet me anë të mushkonjave, që gjenden edhe në Shqipëri. Mikrocefalia, patologjia që shkakton virusi Zika, është një ndër problemet më të rralla me të cilat lindin bebet. Problematikat shëndetësore për një të lindur me mikrocefali janë të ndryshme. Pavarësisht rrezikut që përbën ky virus, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka vend për panik.

A është e rrezikuar Shqipëria nga ky virus?

Virusi Zika që në vendet e Amerikës Latine po kthehet në epidemi, rrezikon edhe Shqipërinë. Mushkonja tigër, një nga vektorët që e transmeton këtë virus, ndodhet në vendin tonë, madje sipas specialistëve, ajo gjendet edhe në ambientet e shtëpive.

A transmetohet ky virus nga njeriu te njeriu?

Po, mund të transmetohet, por që virusi të transmetohet te njeriu, mushkonja duhet të ketë pasur kontakt më parë me një person të infektuar.

Çfarë pasojash shkakton virusi Zika?

Infeksioni viral mund të kalojë edhe në mënyrë asimtomatike, por nëse klinika shfaqet ajo paraqitet me temperaturë, dhimbje të forta muskujsh dhe shenja të kuqe në trup, të cilat zgjasin për 2-7 ditë. Duhet theksuar, personat e prekur nga ky virus nuk kanë rrezik për jetën, por komplikacionet e tij si sindroma Gullian Barre dhe mikrocefalia te foshnjat kur gratë preken nga virusi më shumë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë përbëjnë një problem madhor për shëndetin publik.

Dyshohet që dikur ky virus ka ekzistuar edhe në vendin tonë. Regjistrohen të dhëna?

Deri tani në Shqipëri nuk ka raste të konstatuara me virusin Zika, madje që kur është zbuluar në vitin 1947, ai nuk ka hyrë asnjëherë në vendin tonë.

Çfarë masash duhet të marrim për të mos u infektuar?

Në këto momente i bëjmë apel popullatës në mënyrë të veçantë grave shtatzënë, të shmangin udhëtimet drejt Brazilit, vendeve të Amerikës Latine në veçanti.

Kur është shfaqur për herë të parë ky virus në botë?

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi “Zika” ka hyrë edhe në Europë si në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Itali, Zvicër nga persona udhëtarë, të cilët kanë qenë në vendet e Amerikës Latine. Ndërsa në Brazil, Kolumbi e shtete të tjera ajo po prek në masë popullatën, përfshi edhe gratë shtatzëna. Dëmtimet në trurin e të porsalindurve nga virusi Zika kanë detyruar disa vende të Amerikës Latine të ndërmarrin politika shëndetësore të atilla, duke ndaluar shtatzënitë deri në vitin 2018.

Intervista është marrë nga gazeta “Shqip”

Ju sugjerojmë

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
Bota

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

26 Qershor, 2025 5:25 pm
Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
Politikë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

26 Qershor, 2025 5:17 pm
Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
Rajoni

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 Qershor, 2025 5:02 pm
Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
Bota

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

26 Qershor, 2025 4:43 pm
Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
Aktualitet

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

26 Qershor, 2025 4:30 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

26 Qershor, 2025 3:14 pm
Para
Ja dedikimi prekës i Soni Malaj, për ditëlindjen e babait të saj

Ja dedikimi prekës i Soni Malaj, për ditëlindjen e babait të saj

Shpërthim i fuqishëm në Sanremo, plagoset aktori Gabriel Garko. Foto në brendësi

Shpërthim i fuqishëm në Sanremo, plagoset aktori Gabriel Garko. Foto në brendësi

Ja pse mijëra brazilianë veshin bluza me shqiponjën e flamurit shqiptar

Ja pse mijëra brazilianë veshin bluza me shqiponjën e flamurit shqiptar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
26 Qershor, 2025

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…

Iran/Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore…
26 Qershor, 2025

Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e...

Lexo më shumë

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!

Projekligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Përafrohemi me kërkesat e BE!
26 Qershor, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme në Kuvend projektligjin për përdorimin e biokarburanteve dhe të...

Lexo më shumë

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
26 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të enjten se autoritetet do të vazhdojnë t’i arrestojnë ata që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com