Ish-deputeti i PS-së dhe i LSI-së, Spartak Braho, është paraqitur këtë të martë në SPAK.
Momentalisht nuk dihet përse është thirrur nga Prokuroria e Posaçme ndërsa vetë Braho u tregua i rezervuar ndaj gazetarëve të cilët e pyetën se përse ndodhej atje.
“Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji pë veprimtarinë e SPAK”-tha ai
Braho nuk tha nëse kishte dhënë sqarime për ndonjë dosje të cilat janë në objekt hetimi nga SPAK.