Kombëtarja spanjolle ka dominuar totalisht në pjesën e dytë të sfidës, përballë Gjeorgjisë teksa kanë arritur të shënojnë 4 gola në portën e këtyre të fundit.
Autori i golit të fundit ishte “fantazisti” i RB Leipzig, Dani Olmo, i cili pasi merr një pasim fantastik në hyrje të zonës lëshon një “predhë” të pakapshme nga “gardiani” i portës, Giorgi Mamardashvili.
Gjeorgjia mbyll një rrugëtim të paharrueshëm në edicionin e saj të parë në arenën europiane, arriti të kualifikohet mes 16 ekipeve më të mira me një paraqitje të jashtëzakonshme dhe pse përballë kishte yje të futbollit botëror.
Ndërsa më 5 korrik Spanja do të përballet me Gjermaninë në një finale të parakohshme.