Legjenda e kombëtares spanjolle, Xavi, është shprehur i befasuar me Del Bosquen i cili publikisht bëri të ditur tensionet me Casillasin.
Del Bosque konfirmoi se Casillas ishte i pakënaqur që ai ishte në stol në Euro 2016 dhe madje shprehu nervozizmin e tij ndaj stafit drejtues shumë herë.
“Unë kam folur me Casillasin dhe jam i bindur se ata do t’i rregullonë gjërat, edhe pse unë isha i befasuar nga trajneri i cili doli publikisht”.
“Ata janë dy njerëz të shkëlqyer. Ata kanë shkuar mirë disa vite. Kanë dy suksese të mëdha me Spanjën së bashku. Ata kanë vuajtur shumë kur Reali dhe Barcelona kishin marrëdhënie të tensionuara në mënyrë që gjithçka të përfundonte gjithmonë me sukses”.
“Kam folur me Casillasin dhe ai është i qetë. Ne kemi biseduar për të gjitha gjërat”, tha Xavi.