Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK zbardh skemën e trafikut të drogës Shqipëri-Itali.Sekuestron pasuri me vlerë 1 mln euro

2023/12/16 at 12:51 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret dëshmitar ish-ministrin e Financave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërguar për gjykim dosjen e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake ndaj këtij grupi, falë bashkëpunimit edhe me autoritetet italiane të zbatimit të ligjit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në Itali dhe në Shqipëri është bërë e mundur që të zbulohet një grup kriminal që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka pasur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

“Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike”-thotë SPAK.

Drejtues të grupit kriminal janë shtetasit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, të cilët kanë koordinuar veprimet midis tyre për drejtimin e grupit kriminal.

Ndërsa, si pjesëmarrës në këtë grup kriminal që kanë bashkëpunuar me drejtuesit e grupit dhe me njëri tjetrin, janë identifikuar 18 persona të tjerë, të cilët në vende dhe në periudha të ndryshme, kanë kryer aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të pandehurit Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Të pandehurit Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Dorian Beu, Syrjan Tola, Ramazan Grada, Igli Lala, Saimir Prenga, Rexhep Dallupi, Enkeleda Bakalli dhe Gjergji Luli, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 283, paragrafi (1), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa të pandehurit Alfred Luli, Ilir Duro, Françesko Çeçi, Lorik Prengaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi dhe Eledjo Dedej, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”-thotë më tej SPAK në njoftim.

Gjatë hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, është vendosur sekuestro ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

Mbi bazën e dy vendimeve gjyqësore të mësipërme janë sekuestruar 3 (tre) shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, katër aktivitete të tjera tregtare, anije peshkimi, automjete, 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit “Njësi”, një apartament dhe një garazh.

Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë një vlerë rreth 1,000,000 (Një milion) Euro dhe sekuestrimi i tyre është kryer me arsyetimin se vlera e tyre iu korespondon vlerës së produkteve të veprës penale, të cilën të pandehurit kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Para
Kozakut i dogjën makinën: Dy të arrestuar, “Cllevio” u dha 1500 Euro. Shpallet në kërkim

Kozakut i dogjën makinën: Dy të arrestuar, “Cllevio” u dha 1500 Euro. Shpallet në kërkim

Serbia “zyrtarizoi dështimin e dialogut” me letrën në Bruksel

Serbia “zyrtarizoi dështimin e dialogut” me letrën në Bruksel

“Beleri”, Berisha: Kjo nuk është çështje e Greqisë, të trajtohet si gjithë kryebashkiakët e tjerë

“Beleri”, Berisha: Kjo nuk është çështje e Greqisë, të trajtohet si gjithë kryebashkiakët e tjerë

TE FUNDIT

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
1 Qershor, 2025

Refia jeton prej 4 muajsh në shtëpinë e Gazmendit, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Asaj i...

Lexo më shumë

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
1 Qershor, 2025

Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit të ndodhur në Vlorë, në rrugën “Demokracia”, ku një...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
1 Qershor, 2025

Një i mitur është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçari është paraqitur...

Lexo më shumë

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
1 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do ta heqin statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për afganët, gjë që nënkupton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com